Koalicioni i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), është duke bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të 11 qershorit 2017 si dhe ka lansuar fushatën vetëdijësuese #AsUne.
Kjo u bë e ditur sot, gjatë një konference për media nga drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu si dhe Mjellma Hapçiu-Alijaj nga Demokracia për Zhvillim (D4D).
Kryeziu theksoi se që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, DnV është angazhuar në fushata edukimi për të rinj, gra dhe komunitete jo shumicë, vëzhgim të punës së KQZ-së përfshirë Komisionet Komunale Zgjedhore dhe do të vazhdojë në ditët në vijim me vëzhgim të fushatës zgjedhore, vëzhgim të raportimeve të medieve, vëzhgim të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, numërim të votave, evidentim të parregullsive dhe paraqitje të ankesave tek PZAP.
Po ashtu bëri të ditur se do të vëzhgohet procesi në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve e deri në certifikimin e rezultateve.
“Për këtë proces DnV, do të rekrutoj 60 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve, kurse më 11 qershor do të angazhohen 2 mijë e 700 vëzhgues në mbarë Kosovën që do të vëzhgojnë procesin e hapjes së vendvotimeve, procedurat e votimit, mbylljes së vendvotimeve, procedurat e numërimit dhe dhënien e rezultateve. Po ashtu do të kemi Qendrën e Thirrjeve me rreth 150 vullnetarë nga ku do të përpunohen të dhënat e mbledhura nga tereni dhe nga ku do të mbahet i gjithë komunikimi jonë me publikun dhe mediat. Ne si DnV mbesim të përkushtuar që të kontribuojmë në rritjen e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor”, ka shtuar ai.
Sa i përket fushatës vetëdijësuese “#AsUne nuk do të votojë për kandidatë të korruptuar” Mjellma Hapçiu-Alijaj nga D4D, bëri të ditur se nëpërmjet kësaj motoje, thurja #AsUne, synohet që të ndikohet tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza për korrupsion, apo që vetëm ka dënime nga shkalla e parë e gjykatës.
“Personat që janë të akuzuar për korrupsion nuk e kanë vendin në listat zgjedhore dhe nuk mund t’i përfaqësojnë qytetarët në Kuvend, të marrin vendime për ta. Njëkohësisht duam t’i sensibilizojmë qytetarët e Kosovës që mos t’i votojnë ata të cilët akuzohen për vepra korruptive, nëse të njëjtit përfshihen në listat e kandidatëve të partive politike”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë