LAJMI I FUNDIT:

Domethëniet e çdo simboli në mbushësin tuaj të telefonit, duhet t’i dini

Domethëniet e çdo simboli në mbushësin tuaj të telefonit, duhet t’i dini

A keni shikuar ndonjëherë pjesën e prapme të mbushësit të telefonit, me gjithë ato shenja dhe simbole të çuditshme të cilat nuk ju janë të qarta? Këto janë shpjegimet për to.

1. Shenja e madhe “CE”


Kjo shenjë është simbol i deklaracionit nga shkurtesa franceze “ConformiteEuropeene”, që do të thotë që aparati është në harmoni me standardet evropiane të prodhimit, transmeton Telegrafi.

Kjo gjithashtu do të thotë që aparati është në harmoni me dispozitat të cilat i kërkon Direktiva evropiane e sigurisë, e shëndetit dhe e mbrojtjes së ambientit jetësor. Kjo ua mundëson produkteve aziatike që të shiten në Evropë.

2. Simboli i shportës së mbeturinave

Kjo shenjë u është e njohur të gjithëve, mirëpo a e keni ditur se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë? Kjo shenjë shënon që mbushësin nuk bën ta hidhni në shportë, sepse bën pjesë në kategorinë e mbetjeve elektronike.

Mbushësi do të duhej të dërgohej në qendrën lokale të riciklimit të mbetjeve në mënyrë qëtë riciklohet si mbetje elektronike dhe pajisje elektrike.

Simboli i shtëpisë

Do të thotë që aparati është i dedikuar ekskluzivisht për përdorim shtëpiak, jo për përdorim industrial.

Produkti nuk bën të mbahet nën ngarkesë të madhe nga kapaciteti i tij dhe do të punojë vetëm në tensionin standard “shtëpiak” prej 200-220 voltësh.

4. Katrori i dyfishtë

Ky simbol është shumë i rëndësishëm. Shumica e konsumatorëve janë të mësuar të blejnë mbushës lokal, ndërkaq brendet lokale nuk e kanë shenjën e këtillë.

Brendet e mbushësve të cilët e kanë këtë shenjë do të thotë që aparati posedon izolimin dhe është i sigurt për përdorim.

5. Simboli “PCT”

Ky simbol do të thotë që produkti është në harmoni me dispozitat GOST-R. GOST në rusisht do të thotë “Gosudarstveniistandart” dhe shënon standardet të cilat i ka vënë shteti rus.

GOST është grupi i standardeve rregullatorë, të cilat i ka vënë Këshilli evropiano-aziatik për standardizim, metrologji dhe certifikim (EASC).

6. Simboli “V”

Simboli “V” në mbushësin e telefonit mobil është niveli i efikasitetit dhe të gjitha këto nivele të standardeve janë shenjë e efikasitetit të mbushësve të brendeve mesatare.

Disa shtete kanë standardetë tjera dhe kjo është arsyeja përse ekzistojnë simbole të ndryshme në një mbushës. Nivelet e ndryshme të shteteve të mëdha janë SHBA – niveli IV, Kanadaja – niveli III dhe Unioni Evropian – niveli V. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori