LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia anulon protestën e paralajmëruar për sot

Shëndetësia anulon protestën e paralajmëruar për sot

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka anuluar protestën e paralajmëruar më 17 maj para Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga FSSHK-ja, në të cilin është paralajmëruar një konferencë për media për anulimin e kësaj proteste.

“Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës dr. Blerim Syla dhe Kryetari i Sindikatës së QKUK-së dr. Xhemail Selmani do të mbajnë konferencë për media me temën “Pezullimi i protestës dhe hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.