LAJMI I FUNDIT:

Ndau informacione sekrete me Rusinë, Trump: Bëj ç’të dua

Ndau informacione sekrete me Rusinë, Trump: Bëj ç’të dua

Donald Trump ka mbrojtur atë që e cilëson si të drejtën e tij absolute për të ndarë të dhëna me Rusinë, ndërkohë që dy zyrtarë të lartë të administratës së tij, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, dhe Sekretari i Shteti, Rex Tillerson, u përpoqën t’i hidhnin poshtë si të pavërteta raportet e medieve amerikane, sipas të cilave, kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka përcjellë informacione tepër sekrete zyrtarëve rusë gjatë një bisede në Zyrën Ovale.

“Si president desha të ndaj me Rusinë, dhe kam të drejtën absolute ta bëj një gjë të tillë, fakte të lidhura me terrorizmin dhe sigurinë e fluturimeve ajrore. Janë disa arsye humanitare, përpos kësaj, dua që Rusia ta përshkallëzojë luftën e saj kundër ISIS-it dhe terrorizmit”, thuhet në mesazhin e Trump.

Raporti i “Washington Post”, i përcjellë më pas edhe nga “New York Times” e media të tjera, pretendon se Trump ka nxjerrë informacione të fshehta lidhur me një komplot të Shtetit Islamik, të përqëndruar – sipas shkrimit, – te përdorimi i laptopëve në avion.


Të dhënat e nxjerra nga presidenti, sipas “Washington Post” mund të vënë në rrezik një burim zbulimi me rëndësi të madhe lidhur me ISIS-in, si dhe mënyrën me të cilën ishte siguruar ai informacion.

Lëvizja e Trumpit, në thelb nuk është e paligjshme, sepse presidenti amerikan e ka autoritetin për të ndarë informacione, edhe nëse konsiderohen sekrete. Por lëvizja është kritikuar ashpër nga demokratët, e ka shtyrë edhe vet eksponentë të Partisë Republikane, të kërkojnë shpjegime, transmeton tch.

Një diplomat i lartë i NATO-s, i cituar nga “Reuters”, mësohet të ketë thënë:

“Nëse është e vërtetë, kjo ka për ta lëkundur shumë besimin e aleatëve, që edhe kështu shqetësohen nga ideja e ndarjes së informacioneve më delikate”.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori