LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës: Beogradi të njohë zyrtarisht gjenocidin e Srebrenicës

Këshilli i Evropës: Beogradi të njohë zyrtarisht gjenocidin e Srebrenicës

Ekspertët e Këshillit të Evropës i kërkuan sot Serbisë të njohë zyrtarisht masakrën e Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë si një gjenocid, në një raport që shpreh gjithashtu shqetësim edhe për frazat plot urrejtje të përdorura nga grupet raciste të tifozëve të futbollit.

“Drejtuesit politik duhet të pranojnë zyrtarisht se masakrat e kryera në Srebrenicë, në lindje të Bosnje Hercegovinës përbëjnë një gjenocid”, theksoi presidenti i Komisionit Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (Ecri) i Këshillit të Evropës, suedezi Christian Ahlund, transmeton AFP.

Në korrik të vitit 1995, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë krimin më të rëndë të kryer në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.


Komisioni i Këshillit Evropian theksoi se Parlamenti dhe presidenti serb kanë kërkuar falje për masakrën e Srebrenicës.

Megjithatë, ai shprehu keqardhje për faktin që asnjëri prej tyre nuk ka pranua që këto masakra përbëjnë një gjenocid ashtu si i kanë cilësuar gjykatat ndërkombëtare.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, një nacionalist popullist ka kërkuar falje në prill 2013 në televizionin kombëtar të Bosnjës. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori