Në Ballkan, vitet e fundit ka një fluks të projekteve të mëdha investuese në sektorin e paluajtshëm, në shërbime, bujqësi, turizëm dhe në veprimtari të tjera në të cilat si investitorë janë paraqitur kompani nga vendet arabe, para se të gjithash nga vendet e Gjirit Persian, shkruan gazeta KOHA.
Kështu, kompania e investimeve “Dubai” në maj të vitit të kaluar ka blerë këndin e lojërave “Porto Montenegro” në Mal të Zi për rreth 200 milionë dollarë, sipërmarrësi egjiptian Samih Saviris ka investuar 1.1 milionë euro në vendpushimin luksoz “Lustika Bej”, ndërsa dhe dy investime arabe në “Horizontin blu” dhe në “Montrose Montenegro” janë në përgatitje.
Ndërsa në Serbi, investimi “Beogradi në ujë” projekt i “Igll Hils” nga Dubai me vlerë prej 3 miliardë dollarë deri më tani është investim më mbresëlënës në rajon. Investime të mëdha të arabëve ka dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, para se të gjithash, në sektorin bankar dhe në turizëm. Investimet direkte nga Arabia Saudite në Bosnjë dhe Hercegovinë janë rritur prej 100 milionë euro në vitin 2009 në 204 milionë euro në vitin 2014.
Kompania nga Arabia Saudite “Al-Shiddi Trading” ka investuar në “Qendrën e qytetit” në Sarajevë, ndërsa në ndërtim e sipër është qyteti turistik në Sarajevë, investim i Emiratet e Bashkuara Arabe me vlerë prej 2.3 miliardë euro. Financial Times i ka studiuar kompanitë e investimeve në Lindjen e Mesme, të cilët investojnë në Ballkan dhe theksojnë se, edhe pse disa ekspertë konsiderojnë se interesi i investitorëve nga Gjiri Persian është nxitur nga qëllime religjioze.
Ivana Çakareviç nga kompania “Ruftop Kapital” beson se arsyeja kryesore për investim është më reale. “Bëhet fjalë për vend të përshtatshëm në kryqëzimin e rrugëve, ku çmimi i mundit është konkurrues ndërsa qëllimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka të bëjë me vendet e rajonit tërheqëse për investime”, thekson Çakareviç.
ARABËT MË SHUMË I BESOJNË FJALËVE SE SA MARRËVESHJEVE NË LETËR
Pavarësisht mjeteve, të cilët arrijnë në ekonominë e rënduar të Bosnjës dhe Hercegovinës, investimet arabe nuk hasin në mirëpritje universale, shkruan Financial Times.
“Disa qytetarë ankohen për përplasje të kulturave me vizitorët dhe rritje të konservatorizmit në komunitetin ku fillojnë projektet. Por, Agjencia Shtetërore për Promovimin e Investimeve të Huaja konsideron se ata probleme janë të ‘fryrë’ dhe se bëhet fjalë për kompani, të cilët nuk janë në mesin e 10 investitorëve më të mëdhenj në Bosnjë dhe Hercegovinë”, shkruan gazeta.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë ndërkohë thonë se të dhënat statistikore zyrtare për tregtinë e jashtme të Maqedonisë me Emiratet e Bashkuara Arabe tregojnë se bashkëpunimi ekonomik zhvillohet rastësisht, me luhatje të vazhdueshme (lëvizje të paqëndrueshme) nga viti në vit edhe pse, siç shpjegojnë në OEM, kjo tregon për faktin se nuk bëhet fjalë për partneritet të krijuar strategjik në mes të kompanive.
“Vëllimi i përgjithshëm i këmbimit të Maqedonisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2016 ka qenë 4.2 milionë dollarë amerikane, që është për 16 për qind ulje në krahasim me vitin 2015, me çka është realizuar shumë prej 2.5 milionë dollarë amerikan dhe import prej 1.6 milion. Kompanitë vendase kryesisht eksportojnë derivate të naftës (640 mijë dollarë), mermer, travertin, alabastër (600 mijë) dhe në sasi më të vogël makina me funksione të veçanta dhe rrush të freskët, ndërsa nga Emiratet e Bashkuara Arabe importohen tel nga alumini, polipropilen, plehra minerale apo kimike”, thotë Biljana Peeva Gjuriq, drejtoreshë e Drejtorisë së Shoqatave sipas veprimtarive pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Ajo shton se në përputhje me parametrat e importit të Emirateve të Bashkuara Arabe, potencial të madh për bashkëpunim kanë kompanitë e Maqedonisë nga industria ushqimore, farmaceutike dhe kimike si dhe nga industria metalike.
“Oda Ekonomike e Maqedonisë në kuadër të së cilës vepron Klubi i kompanive për bashkëpunim me vendet e Lindjes së Mesme dhe nga Magrebi, në vitin 2016 përgatiti dhe e promovoi udhëzuesin për bashkëpunim me gjithë këto vende për ti informuar kompanitë nga Maqedonia për mundësitë dhe potencialet për eksport në këto tregje, sepse eksporti është gjenerator kryesor i rritjes ekonomike, ndikon në forcimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, sqaron Peeva Gjuriq.
Sipas saj, edhe pse janë paralajmëruar investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, theksin për bashkëpunimin OEM e vë në drejtim të revitalizimit të lidhjeve tregtare me këto vende, si dhe mbështetje për kompanitë përmes informimit dhe promovimit të ndërsjellë për mundësitë e rritjes së potencialit të eksportit ndërmjet bashkëpunimit të vendosur mes odave dhe bashkëpunim me shoqatat e tjera të biznesit. Karakteristikë e veçantë për Emiratet e Bashkuara Arabe, Peeva Gjuriq thotë se ka të bëjë me atë se – kanë situatë të qëndrueshme politike, klimë relativisht të mirë të biznesit, sepse ka mundësi të shumta për biznesmenët të cilët janë të përgatitur për sukses.
“Por, ajo që është më me rëndësi është se duhet të ketë njohuri për kulturën, etikën, traditat, zakonet…, sepse ata kanë specifikat e tyre në veprim. Të bërit biznes në këto tregje më shumë është rezultat i krijimit të marrëdhënieve personale, miqësi e ndërsjellë, besim dhe nder”, thekson Peeva Gjuriq.
Prej këtu, ajo thekson se komunikimi gjithashtu është shumë formal dhe zhvillohet sipas strukturës hierarkike, gjegjësisht vendimet merren nga ana e personit nga rangu më i lartë, të përfshirë në negociata.
“Nëse ndërrohet udhëheqësi i negociatave, ata fillojnë përsëri. Kultura e tyre është e bazuar më shumë në besimin e fjalës se sa në marrëveshje të nënshkruar më shkrim. Do të thotë, para se të premtohet se diçka do të realizohet, duhet të jetë e sigurt se ajo mund të realizohet. Në të kundërtën, mund të humbet respekti dhe besimi”, thekson Peeva Gjuriq.
Sipas saj, këto janë elementet kryesore të cilët duhet të dinë dhe për të cilët duhet të jenë të informuar mirë kompanitë nga Maqedonia nëse duan të zhvillojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjate të biznesit me partnerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por gjithsesi të zhvillojnë, të projektojnë dhe të porositin produkte dhe shërbime cilësore dhe konkurruese, për të luftuar për vend në këtë treg, i cili ka mbi 9 milionë banorë.
“Përveç kësaj duhet të punohet në përmirësimin e kuadrit juridik, sepse përveç bashkëpunimit në sferën e taksave me Emiratet e Bashkuara Arabe (Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së RM dhe Qeverisë së EBA mbi shmangien e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat nga viti 2016), nuk kemi nënshkruar dokumente të tjera bilaterale. Mungesa e marrëveshjeve të nënshkruara për tregti të lirë ndikon në pamundësinë për tu zbatuar kulminimi diagonal të cilin e sigurojnë instrumentet ndërkombëtare ligjore”, thekson Peeva Gjuriq.
JUGAFRIKANËT KONKURRUES TË ARABËVE?
Përderisa vëmendja e mediave është në biznesin e vendeve arabe, drejtori i kompanisë “Korsajd” Sërgjan Vujçiq, vlerëson se përgjegjës për 80 për qind të investimit të pasurive të patundshme është Izraeli, si dhe kompani nga Afrika e Jugut janë gjithnjë e më të përhapura në Ballkan.
“Investitorët izraelitë janë të përqendruar në qendra me pakicë dhe qendra tregtare”, thotë Xhejms Gan, drejtor i “Posejdon Grup”, e cila ka dhjetë vjet përvojë në rajon.
Ai, për “Finance Times” thekson se rritet interesi i investitorëve të Afrikës së Jugut, të cilët në vendin e tyre kanë problem me rreziqet valutare dhe jostabilitet ekonomik. Sipas tij, kompania “Reit Hajprop” nga Johanesburgu, ka blerë 60 për qind nga qendra tregtare në Beograd “Delta City” në shkurt të vitit të kaluar. Kompania e njëjtë ka blerë edhe “Delta City” të Malit të Zi, ndërsa në gusht ka blerë dhe qendër tregtare në Shkup. “Neë Europe Property Investment” e Afrikës së Jugut ka blerë “Center Arena” të Zagrebit në fund të vitit 2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje