LAJMI I FUNDIT:

Ende vazhdon aksioni për mbledhjen e orendive dhe gjësendeve të pashfrytëzuara në Aerodrom

Ende vazhdon aksioni për mbledhjen e orendive dhe gjësendeve të pashfrytëzuara në Aerodrom

Komuna Aerodrom në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit, më saktë me ndërmarrjen publike ‘Higjiena komunale’, gjatë fundjavës, kanë realizuar aksion për mbledhjen e hedhurinave të kabllove. Gjatë aksionit janë mbledhur 50 metra kub kabllo të pashfrytëzuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksioni u zbatua në Novo Lisiçe, rajoni qendër ‘Aerodrom’, lagjja Lisiçe dhe ajo e Epërme. Të gjithë qytetarët që kanë pasur kabllo të pashfrytëzuara, në interval kohor prej 07:00-09:30, kanë mundur të kontribuojnë para shtëpive të tyre apo para objektit ku jetojnë në banesa kolektive. Aktiviteti u zhvillua në lagjen Miruçin, Aerodromi i Vjetër, Ostrovë dhe Jane Sandanski.


Përveç kabllove, janë mbledhur orendi dhe pjesë tjera, teknikë të bardhë, aparate elektrike për shtëpi (koftor, frigorifer, rrobalarëse, bojlerë), televizorë, kompjuterë por edhe gjë sende ndërtimi, informojnë nga komuna.

Gjithashtu, ekziston mundësia që shërbim i këtillë, qytetarëve u mundësohet edhe ditëve tjera në një vend të caktuar në numrin kujdestar 0800 222 33. /Telegrafi/