Nëse nuk keni fëmijë apo internet, atëherë ndoshta ju ka ikur ‘çmenduria’ e re e cila ka pushtuar vëmendjen e të gjithë të rinjve.
Fluturat anti-stres (Fidget Spinners) janë lodra për të rinjtë, të cilat shërbejnë për ta menaxhuar stresin dhe ADHD-në (edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga ekspertët), transmeton Telegrafi.
Por, çfarë janë fluturat anti-stres?
Fluturat anti-stres janë pajisje të vogla të cilat i përshtaten shumë mirë dorës tuaj. Zakonisht përbëhen nga dy pjesë – pjesa qendrore të cilën e mbani me gishtin tuaj tregues dhe me gishtin e madh, si dhe tri pjesët e zgjatura rrotulluese të cilat rrotullohen posa t’ua jepni një të shtyrë me dorën tuaj.
Pse krijojnë varësi?
Përderisa trendet e kaluara kanë qenë të njohura për arsye të ndryshme, trendi i fluturave anti-stresuese po njihet mbanë për natyrën e lodrës e cila menjëherë shkakton varësi. Ndjesia e të pasurit një pajisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie.
Çka tjetër duhet të dini për to?
Disa shkolla anë e mbanë botës veçse ua kanë ndaluar nxënësve mbajtjen e kësaj pajisje pasi që e konsiderojnë si pajisje që po i shpërqendron ata. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar nxënësit të luajnë me pajisjen në shtëpi apo në ambiente tjera. Industria e fluturave anti-stresuese ka ‘eksploduar’ përgjatë muajit të fundit, ndërsa ka sjellë lloje të ndryshme të kësaj lodre. Sa i përket këtyre lodrave, ju mund të gjeni video të shumta në YouTube, është temë edhe në forumet më të njohura botërore, ndërsa më e mira e tyre është se nuk janë vetëm për fëmijë, por edhe të rritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City