LAJMI I FUNDIT:

Parajsa e humbur e Venezuelës

Parajsa e humbur e Venezuelës

Gazetari i CNN-it, Ray Sanchez, në një artikull të tij i referohet gjendjes së vështirë ekonomike në Venezuelë. Pjesë të shkrimit të tij ua sjell Telegrafi më poshtë.

Venezuela është vend magjepsës, me plazhet e Karaibeve, me borë në Ande dhe me rezervat më të mëdha të naftës në botë.

Shumë profesionistë janë larguar nga ky vend me ardhjen në pushtet të Hugo Chavezit, më 1999. Por, në fillim të sundimit të tij ai e ka reduktuar varfërinë, e shtoi numrin e fëmijëve që shkollohen, ndërsa dhe rriti edhe qasjen në ujë i pijshëm. Por, banorët sot përballën me inflacionin më të lartë në botë, me protesta të përgjakshme në rrugë dhe kaos të përgjithshëm.


Ku u tret kjo Parajsë? Më poshtë janë disa nga përgjigjet e mundshme.

Nafta ishte shtylla e ekonomisë së Chavezit. Kur çmimi i naftës ishte 100 dollarë për fuçi, miliardat u derdhën në programet sociale dhe ushqyese. Por, rënia e çmimeve të naftës s’mund t’i financojë më këto projekte të mëdha.

Për shkak të rënies së çmimeve të naftës, Qeveria nuk ka valutë të mjaftueshme të huaj, për të blerë mallra nga vendet e tjera. Prandaj, importet ranë për 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Tani mungojnë mallrat elementare, përfshirë ilaçet e rëndësishme.

Në kohën e Chavezit çmimet e ushqimeve ishin të përballueshme për të gjithë. Torba me miell misri ishte 639 bolivarë venezuelas, më e ulët sesa kostoja e prodhimit. Prandaj, prodhuesit vendas e ndalën prodhim dhe tani ajo nuk është më në dispozicion, transmeton Telegrafi.

Venezuela ka vetëm 10,5 miliardë dollarë në rezervat e huaja dhe deri në fund të vitit do të hyjë borxh me 7.2 miliardë dollarë amerikanë.

Inflacioni i madh nënkupton që shumë njerëz janë duke lënë mënjanë shujtat ditore, me çka po rritet numri i të uriturve. Ky fenomen quhet dieta “Maduro”, sipas presidentit Nicolas Maduro i cili tha se për shkak të krizave “njerëzit forcohen”!

Vendi është kapluar nga protestat e dhunshme në javët e fundit, teksa opozitarët u përballën me mbështetësit e Maduros. Protestuesit antiqeveritarë duan që Maduro të japë dorëheqje, duke e akuzuar atë shkatërrim të demokracisë. Por, ai e dërgoi Ushtrinë në rrugë.

Shumica e fajësojnë Maduron për krizën në rrugë, pasi Qeveria e tij ndaloi liderin e opozitës, Henrique Capriles, që të kandidojë në 15 vitet e ardhshme. Gjykata e Lartë e shpërndau Parlamentin dhe barti pushtetin te vetja. Kështu, të gjitha degët e Qeverisë mbetën në duar të Partisë së Bashkuar Socialiste të udhëhequr nga Maduro. Opozita tha ky është grusht shtet. Vendimi i gjykatës u tërhoq, por protestat po bëhen përherë më të dhunshme.

Problemet janë të dukshme për shumicën e banorëve të Venezuelës. Kryesoret janë si më poshtë:

– Mungesa e ushqimit dhe nevojave shtëpiake, si qumështi, mielli dhe letra higjienike

– Mungesa e barnave

– Ndërprerjet e energjisë

– Papunësia në rritje

– Forcimi i krimit të dhunshëm

– Malaria. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori