LAJMI I FUNDIT:

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Sipas folklorit kinez, renditja e këtyre shenjave u vendos nga një garë midis një demi dhe një miu të zgjuar, ku ky i fundit fitoi dhe garën. Për këtë arsye miu është kafsha e parë e horoskopit e cila pasohet nga demi.


2017-ta është viti i gjelit dhe mendohet se të lindurit në këtë shenjë do të kenë një vit të mbarë plot fat dhe mundësi. Sipas horoskopit kinez, viti i lindjes tregon më shumë se sa thjeshtë moshën tuaj.

Kinezët mendojnë se kafsha që përfaqëson datëlindjen tuaj ka një influencë të madhe në personalitetin, marrëdhëniet dhe fatin tuaj.

Lexoni cilës shenje i përkisni dhe cilat janë karakteristikat tuaja:

Miu: Njerëzit e lindur në këtë vit janë të zgjuar dhe plot sharmë. Ata janë kurioz nga natyra dhe motivohen shumë nga paratë.

Demi: Të lindurit e kësaj shenje janë këmbëngulës dhe të çiltër. Ata kanë shumë besim te vetja dhe duken shumë kokëfortë.

Tigri: Tigrat janë të guximshëm dhe të pavarur. Ata respektohen për mendimet e tyre të thella dhe veprimet e guximshme, por shpesh ata mburren kur arrijnë diçka.

Lepuri: Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë të dashur nga pjesa tjetër sepse ata janë të sinqertë dhe shmangin konfliktet. Edhe pse janë të ndjeshëm, ata nuk janë shumë të shkathët dhe kjo gjë i bën ata të humbasin shumë mundësi.

Dragoi: Dragoi është një shenjë e fuqishme. Njerëzit e kësaj shenje janë energjik dhe nervoz. Ata e urrejnë hipokrizinë dhe thashethemet dhe ndonjëherë mund të jenë pak arrogant dhe të paduruar.

Gjarpri: Gjarpërinjtë janë simboli i urtësisë dhe mençurisë. Konsiderohen si persona me humor dhe të talentuar në letërsi dhe art. Megjithatë gjarpri mund të jetë tepër i dyshimtë dhe kjo gjë e bën atë paranojak.

Kali: Njerëzit e kësaj shenje janë zemër-gjerë dhe të shoqërueshëm. Pavarësia është një ndër pikat e tyre më të forta, por ndonjëherë ata janë të sinqertë më shumë seç duhet me të tjerët.

Dhia: Dhisë i pëlqen të qëndrojë vetëm dhe të mendoj. Ajo është krijuese dhe e vlerëson artin. Edhe pse ajo është kursimtare dhe e kujdesshme, shpesh është e pavendosur.

Majmuni: Njerëzit e lindur në shenjën e majmunit iu pëlqen t’i bëjnë të tjerët për të qeshur. Ata janë energjikë dhe gazmor, por ndonjëherë e humbasin kontrollin.

Gjeli: Gjelat janë të ndershëm, të vëmendshëm dhe punojnë fort. Ata rrallë besojnë te të tjerët dhe kjo gjë i bën të jenë të paduruar kur kanë të bëjnë me të tjerët.

Qeni: Njerëzit që janë në shenjën e qenit janë shumë besnik dhe dinë të ruajnë sekrete. Ata nuk frikësohen nga vështirësitë e jetës por shpesh ata kanë tendencën të shqetësohen më shumë seç duhet.

Derri: Njerëzit e kësaj shenje janë të mirë dhe të sjellshëm. Ata i falin gabimet e të tjerëve, por shpesh kjo i bën të duken naivë dhe lehtësisht të manipulueshëm.

Burimi: BusinessInsider

Në trend Stil

Më shumë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Lifestyle
Për çfarë shërbejnë gurët nën shina? Ata kanë një rol shumë të rëndësishëm, asnjë material tjetër nuk mund t’i zëvendësojë

Për çfarë shërbejnë gurët nën shina? Ata kanë një rol shumë të rëndësishëm, asnjë material tjetër nuk mund t’i zëvendësojë

Stil
Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Fisi ku jetojnë gratë e bukura me fatin e vështirë: Burrat ua kanë bllokuar hundët për një arsye tronditëse

Lifestyle
Harroni kondicionerin: Këto lule freskojnë banesën plotësisht dhe në mënyrë natyrale

Harroni kondicionerin: Këto lule freskojnë banesën plotësisht dhe në mënyrë natyrale

Lule
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca

Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca

Kalo në kategori