LAJMI I FUNDIT:

RrGGK dënon ashpër dhunën ndaj Arbana Xharrës

RrGGK dënon ashpër dhunën ndaj Arbana Xharrës

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj Arbana Xharrës, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme edhe me legjislacionin në fuqi.

Në reagimmin e RrGGK thuhet se Xharra pak ditë më parë aderoi në subjekt politik.

Pa marrë parasysh mendimet politike dhe zgjedhjet e cilitdo për të ardhmen e tyre si dhe fjalët e shprehura, Kosova duhet të jetë shtet në të cilin dominon liria e shprehjes dhe mundësitë e zgjedhjes pa presione.


Sipas RrGGK, Xharra, pas aderimit të saj në politikë, është sulmuar këto ditë të fundit në media sociale me një fjalor banal si dhe komente seksiste në vecanti pse është grua. Kjo ka çuar edhe në krijimin e një ambienti gjykues, urryes dhe linçues për të.

Andaj RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politik nga ndonjë subjekt politik në Kosovë.

Rrahet Arbana Xharra (Foto)
Lexo po ashtu Rrahet Arbana Xharra (Foto)

Një Kosovë e lirë nga dhuna, me të drejtën e lirë të shprehjes si parim bazik dhe me mundësi zgjedhje të lirë për çdo individ, janë parime me të cilat duhet të e ndërtojmë shtetin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori