LAJMI I FUNDIT:

Jetimi që nuk shkon në shkollë, i vjen turp nga përqeshjet që i bëhen në shkollë pasi është fukara (Video)

Jetimi që nuk shkon në shkollë, i vjen turp nga përqeshjet që i bëhen në shkollë pasi është fukara (Video)

Quhet Fetah dhe i ka vetëm 10 vjet. Ai mban emrin e babait që asnjëherë nuk e takoi. Ende pa e thithur ajrin e parë në këtë botë, babai i tij kishte ndërruar jetë, duke e lënë Fetahin si burrin e vetëm në familje, me dy motra dhe një nënë të sëmurë.

Vitet e para të jetës së tij nuk kanë qenë edhe aq të lehta! Duke treguar për brengat e tij, Fetahi nuk mundi t’i ndalë dot lotët. Nga varfëria e skajshme, atij tani po i pamundësohet edhe shkollimi.

Edhe pse brengat e kishin ngarkuar këtë fëmijë, ai ende ka shpresa dhe ëndrra të cilat mendon se një dit do t’i realizojë me ndihmën e njerëzve bamirës.


“Jam klasa e katërt. Sot nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk kisha bukë me ngrënë dhe me vinte turp. Me vinte turp që të shkoj pa bukë në shkollë. Dua ta kem një dhomë timen, një shtëpi të vogël apo çka do që të jetë, të ha bukë. Shume keq, më vjen turp, të gjithë më përqeshin në klasë së përse unë nuk kam para. Askush nuk më afrohet, të gjithë më rijnë larg!”, tha Fetah Muharemi.

Familja Muharemi kishte më shumë se 24 orë që kur e kishin shtruar tryezën e fundit, raporton TV 21.

“Prej dje në mëngjes, ende bukë në gojë nuk kemi shti”, tha Sheherzade Muharemi.

Nëna Sheherzade Muharemi e ka të shumë të vështirë që t’ia del mbanë e vetme.

Pronari i banesës ku po qëndrojnë me qira i kishte lajmëruar që dita e diel do të jetë e fundit dit për ta në këtë banesë, dhe nuk dihet se ku do të përfundoj familja ditën e hënë, por kjo nuk është brenga kryesore e familjes Muharemi. Zonja së pari kërkon ushqim sa për ta shtruar një tryezë fëmijëve që nuk kishin ngrënë më shumë se 24 orë!

“Prej njerëzve kërkojë një copë bukë, që të mund të mbijetojmë që të mos më vdesin nga uria fëmijët. Një dhomë e dua që të ma jep dikush, që të mos frikësohen fëmijët se kur do na nxjerr ndokush prej banese”, shtoi Sheherzade Muharemi.

Që kur i vdiq buri, asaj iu rëndua jeta, duke i rritur 3 fëmijët jetim me ndihma por tani, edhe ndihmat kishin filluar që t’i pakësohen.

“Tani për tani jam me të vërtet shumë keq! Nuk jam as në qiell as në tokë. Nuk mund të shkoj më nëpër shtëpi të huaja sepse sa herë shkoj ndokund për të punuar, më thirrin fëmijët “Nënë kanë ardhur të na nxjerrin prej banese” ka pas raste kur kanë përfunduar edhe në rrugë”, u shpreh ajo.

Edhe pse është vetëm 10 vjeçar, ëndrrat e Fetahit nuk janë shumë të mëdha. Ai kërkon vetëm një kulm mbi kokë dhe ushqimin, së paku deri sa arrijë moshën kur do i del zot vetës dhe familjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori