Rasti i vrasjes që tronditi Mitrovicën, por edhe gjithë shtetin javën e kaluar, ende nuk është zgjidhur nga organet e rendit. Autori i krimit nuk është kapur, pos as arsyeja e vrasjes ende nuk është bërë e ditur.
Ermal Kamberaj (24-vjeçar) u vra në vend të punës, në një lokal në Mitrovicë.
Për Gazetën Express ka folur vëllai i viktimës, Shpëtim Kamberaj, i cili ka thënë se nuk beson se drejtësia do e zgjidh këtë rast, pasi ka thënë se kanë pasur fakte të mjaftueshme që ta kapin deri tani vrasësin, mirëpo ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë
Familja dhe miqtë e Ermalit, e cilësuan atë si djalë shumë të qetë, gjithmonë të qeshur dhe i cili asnjëherë nuk ka pasur probleme me askënd.
Vëllai i të ndjerit, Shpëtim Kamberaj, ka rrëfyer ngjarjen, se si ndodhi vrasja e vëllait të tij të vogël, 24-vjeçarit, Ermalit.
Shpëtimi ka thënë se Ermali është vrarë në vend të punës, ku ka punuar për rezervime në lokal si menaxher.
“Ermali s’ka pas problem më askënd, e as unë personalisht. Ai ka qenë një djalë i qetë dhe tash motivi i vrasjes është duke u fshehur”, ka thënë ai derisa ka shtuar se janë spekulime pohimet se Ermali qenka vrarë gabimisht.
“…tash spekulojnë të gjithë këtu për shkak me e fshehë të vërtetën për interesa të tyre që veç ata i dinë… por, e vërteta do të dalë në pah shumë shpejtë”, ka thënë vëllai i të vrarit në Mitrovicë.
Shpëtim Kamberaj ka thënë se vrasësi i Ermalit, dyshon se ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës, pasi ka thënë se beson se vrasja ka ndodhur vetëm për shkak të rezervimit të një tavoline.
Mirëpo, ai nuk beson se drejtësia në Kosovë do ta arrestojë personin që e kreu vrasjen, pasi tha se aty ku ka ndodhur krimi, “është vend i mbushur me kamera të sigurisë. Edhe pranë urës së Ibrit ka shumë kamera të sigurisë, e që deri tash kishin ardh deri te kapja e tij, por ende nuk ka asgjë”, ka thënë Shpëtim Kamberaj.
Vrasja e të riut ndodhi në natën e 5 majit rreth orës 21:30 në lokalin ku ai punonte si menaxher. Fillimisht u tha se Ermali u vra për shkak të një rezervimi të një tavoline, mirëpo ky version nuk është thënë zyrtarisht.
Ermali, dyshohet se u vra nga Sadik Bajrami, 38 vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës. Ai u qëllua me 3 plumba në kraharor.
Në një dokument të policisë, ku kanë shpallur në kërkim Sadik Bajramin, që dikur quhej Arton (e ka ndërruar emrin në Sadik), thuhet se i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur nga vendi i ngjarjes, kështu duke kërkuar nga qytetarët që nëse hasin në këtë person, ta lajmërojnë menjëherë njësitin e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë.
Burime të Gazetës Express thonë se i dyshuari për vrasjen e Ermalit, tashmë ka ikur diku në Shqipëri, mirëpo ky informacion nuk është i konfirmuar edhe zyrtarisht.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se dorasi ende nuk është kapur dhe se hetimet janë duke u zhvilluar, për rrjedhën e vrasjes dhe kapjen e të dyshuarit.
Përmes një reagimi familja e Sadik Bajramit, të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberajt, ka shprehur dhimbjen e tyre për veprën që dyshohet se e ka kryer familjari i tyre.
“Na si familje jemi të shokuar se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi asnjë informacion më të voglin se si ka ndodhur ngjarja e as për çfarë ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjejmë shumë dhimbje dhe na vjen shumë keq për këtë ngjarje”, thonë familja e të dyshuarit për vrasjen e Ermal Kamberajt.
“Familjes së të ndjerit i kërkojmë falje në emër të familjes tonë. Dorasi është në arrati, policia është e informuar për gjithçka, edhe për lëvizjet më të vogla. Na kishim qenë shumë më të kënaqur sikur të ishte kapur dorasi menjëherë ose sikur të kapet sa më shpejt dhe na kemi me bashkëpunu me organet e Rendit për gjithçka edhe besojmë që dorasi shumë shpejt do të kapet nga organet rendit. Neve do na i lehtësonin dhembjet nëse nuk na fyeni e shani, sepse babai 80 vjet e nëna 70 vjet nuk kanë faj në këtë problem… Jemi në një rrugë qorre e qe s’po dina se çka me ba, përveç se me kërku falje edhe me u deklaru se krejt familjarët jemi kundër këtij akti të tmerruar. Na dhemb shumë fakti që Ermali është i vdekur nga dora e djalit tonë”, thotë familja Bajrami.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht