Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, organizuan të premten garat të nxënësve me biçikleta.
Nxënësit e shkollave fillore nga 16 komuna të Kosovës kanë marrë pjesë në edicionin e 5 të garave me biçikleta, të mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në këtë aktivitet morën pjesë 20 shkolla me gjithsej 60 nxënës të klasave 6, 7 dhe 8.
Drejtori i kolegjit “Tempulli”, Muhamet Krasniqi, ka thënë se ky aktivitet organizohet për javën e 4 të sigurisë “Save lifes, slow down” dhe se me këto aktivitete vazhdohet të jetë model për vendet e rajonit dhe të sensibilizohen qytetarët në ngadalësimin e shpejtësisë.
“Janë përzgjedhur 3500 nxënës për rregullat e trafikut. Sot në kuadër të garave shkollore të edicionit të pestë do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë në garën e biçikletave do të japin një mesazh të rëndësishëm që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në rrugë”, ka thënë ai.
Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri në rrugë në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijesimit të kujdesit në trafikun rrugor dhe të bartet mesazhi se duhet të jenë të kujdesshëm në trafikun rrugor.
Ai tha se me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe informimit te qytetarët kanë shpërndarë fletëpalosje dhe se do të mbahet një konferencë ku do të paraqiten rezultatet e hulumtimeve dhe shpresojmë që të ulet numri i të vdekurve.
Besim Hasani, kryetar i Komitetit olimpik, tha se me këtë garë po i bashkëngjiten aktiviteteve të përmasave botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Pse fati i Joshuas mund të vendoset në raundin e katërt në betejën me Dubois
Tabela e Ligës së Kampionëve pas xhiros së parë – vërehet një detaj interesant
Lajçak: Dy javët e fundit kishte përpjekje intensive diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Gazetarja serbe: Kosova është shtet i pavarur – duhet të jetë lëndë në shkollat fillore
Një ish-gjyqtar i FIFA-s e pranoi se nuk i tregoi një karton të verdhë Leo Messit në këmbim të fanellës së tij
Prishja e pazareve të drogës, dalin pamjet e plagosjes së shqiptarit në Greqi