LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me vajzën e cila nuk po mund të gjej të dashur, për shkak se është shumë e bukur (Foto/Video)

Njihuni me vajzën e cila nuk po mund të gjej të dashur, për shkak se është shumë e bukur (Foto/Video)

Një vajzë publikisht ka pranuar se nuk ka edhe aq shumë fat në dashuri pasi nuk po mund të gjej partnerin e jetës, për shkak se është shumë e bukur.

Cherelle Neille 26-vjeçe nga Mançesteri, thotë se fytyra e saj e bukur është mallkim për të, pasi që kandidatët e mundshëm për të dashur e shohin vetëm si “bukuroshe” për ta mbajtur në krah dhe për të shitur mend para shokëve të tyre, transmeton Telegrafi.


Ajo është e bindur se vajzat e thjeshta kanë më shumë fat në një marrëdhënie të qëndrueshme.

Ish-modelja nuk e ka problem të pranojë, se pamja e saj engjëllore po i frikëson meshkujt të cilët në shumicën e rasteve mendojnë se ajo nuk ka një personalitet të mirë.

Ajo ka hequr dorë nga dashuria dhe është lodhur nga të gjithë ata meshkuj që e shikojnë pamjen e saj, dhe nuk e vlerësojnë shumë në bazë të karakterit që ajo e ka. /Telegrafi/