LAJMI I FUNDIT:

Promovim i Studimit për strehimin e romëve në Komunën e Çairit

Promovim i Studimit për strehimin e romëve në Komunën e Çairit

Në kuadër të projektit ‘E drejta e strehimit për zhvillim urban të qëndrueshëm’, sot në Komunën e Çairit do të promovohet ‘Fillim studimi për strehim të romëve në Komunën e Çairit’ në organizim të Habitat Maqedoni dhe Sumnal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i studimi është konfirmimi i gjendjes së strehimit dhe urbanizimit në zonat e romve në Komunë.

Për përgatitjen e këtij Studimi janë shfrytëzuar anketa terreni ku janë përfshirë 736 shtëpiak nga lagjja Tophanë, kurse pyetja në anketë ishte e lidhur me gjendjen e shtëpive dhe mjediseve lokale në të cilën jetojnë popullata rome.


Projekti është financuar nga BE, kurse zbatimi bëhet nga Habitat Maqedoni në bashkëpunim me organizatën qytetare ROMA S.O.S. nga Prilepi, Çerenja nga Shtipi dhe Sumnal nga Shkupi. /Telegrafi/