LAJMI I FUNDIT:

Donald Lu takon Lulzim Bashën në selinë e PD

Donald Lu takon Lulzim Bashën në selinë e PD

Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sot pasdite në selinë blu. Takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, si gjithmonë në këto raste ka qenë i mbyllur dhe nuk ka shumë informacion për të.

Por mendohet që vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe mosarritja e një marrëveshjeje me mazhorancën për zgjidhjen e kësaj krize, të kënë qenë në qendër të bisedës mes Lulzim Bashës dhe ambasadorit Lu.

Po ashtu mendohet që edhe protesta e paralajmëruar nga opozita për të shtunën në 13 maj, të jetë diskutuar nga ambasadori amerikan me kreun demokrat.