Autoritetet në Kosovë po bëjnë përpjekje për të gjetur alternativa për sigurimin e Kartonit të Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, por procesi rezulton të jetë i vështirë dhe i komplikuar.
Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është pengesa kryesore për anëtarësimin e saj në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër.
Përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë, pohojnë se në këtë drejtim nuk mungojnë përpjekjet, përderisa njohës të kësaj fushe, konsiderojnë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje mungon angazhimi i Byrove Kosovare të Sigurimit dhe institucioneve shtetërore.
Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se parakushtet e kërkuara për sigurime janë përmbushur nga ana kosovare, por mos anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ka bërë që ky proces të ngec.
Barrierë kryesore mbetet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Normalisht tani e tutje do të gjejmë ndonjë alternativë tjetër që të përshpejtohet ky proces.
Por, kryesuesii delegacionit për Kartonin e Gjelbër, i emëruar nga Qeveria e Kosovës, Rrahim Pacolli, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga Këshilli i Byrove Evropiane, është kërkuar nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit me shtetet fqinje që, sipas tij, do të përshpejtonte procesin.
Kosova ka tri memorandume mirëkuptimi me shtetet fqinje, respektivisht mekompanitë e sigurimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, për njohje reciproke të përgjegjësisë siguruese të automjeteve motorike.
Për memorandumin me Malin e Zi, Pacolli thotë se duhet të angazhohen institucionet e larta shtetërore.
Ai thotë se kompanitë e sigurimeve të Malit të Zi,po hezitojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje për shkak të, siç thotë , përfitimeve financiare që kanë nga turistët kosovarë, por me një kërkesë nga autoritetet qeveritare të Kosovës drejtuar autoriteteve zyrtare të Malit të Zi, ato pritet të reflektojnë në këtë drejtim
“Nëse kjo marrëveshje arrihet më Malin e Zi, ne jemi shumë afër marrëveshjes për Karton të Gjelbër. Kompanitë e sigurimeve atje po pengojnë, që është normal, sepse ata dëshirojnë lekë më shumë të marrin nga kosovarët. Por, qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga autoritetet e Malit të Zi, të zgjidhet kjo çështje, që është shumë e rëndësishme, sepse më këtë hapen rrugën në Këshillin e Byrove të Evropës”.
Për këtë çështje, Pacolli thotë se ka pasur një takim më presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, zyra e të cilit ashtu si edhe ajo e kryeministrit të Kosovës, nuk ka pranuar të japë ndonjë përgjigje rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë, ekspertë të industrisë së sigurimeve në Kosovë, konsiderojnë se e vetmja formë për të siguruar Kartonin e Gjelbër, është që ndonjë shtet anëtar i Këshillit të Byrove të Evropës të garantojë për Kosovën Kartonin e Gjelbër
Por për këtë, Hashim Rexhepi, profesor në Kolegjin “Pjetër Budi”, vlerëson se mungon angazhimi i institucioneve kompetente .
“Unë nuk kam parë ndonjë angazhim serioz përveç bisedave, kur ishim në Bruksel, me Serbinë. Dhe unë besoj se këto biseda është dashur të vazhdohen. Unë nuk shoh, qe dy vite, asnjë angazhim në këtë drejtim. Kështu që çështja ka mbetur pezull. Unë mendoj se duhet një diskutim përmbajtjesor dhe një diskutim pro- aktiv në këtë drejtim. Nëse eksiton një gjë e tillë atëherë unë mendoj se mund të arrihet një zgjidhje”
Megjithëkëtë, qytetarët që duan të udhëtojnë me veturat e tyre në vendet e ndryshme të Evropës, duhet të paguajnë çmime të larta për polisën e sigurimeve në vendkalimet kufitare të vendeve anëtare të BE-së.
Çmimet janë të larta, thonë ata, dhe sillen prej 70 deri në 250 euro për një polisë sigurimesh një mujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo.
Ndërkohë, deri në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi, duhet të paguajnë, gjithashtu, një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë.
Sipas të dhënave, rreth 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera vjetore e grumbulluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë.
Të gjitha këto mjete grumbullohen në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, e më pas ato shpërndahen tek kompanitë e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetëm Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar derdhet në Buxhetin e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova