LAJMI I FUNDIT:

Ermali u vra gabimisht, dikush tjetër ishte cak sulmi?!

Ermali u vra gabimisht, dikush tjetër ishte cak sulmi?!

Mitrovica u trondit të premten mbrëma, kur u dha lajmin se i riu Ermal Kamberaj u vra në vendin e tij të punës në një lokal në qendër të Mitrovicës.

Fillimisht mediat raportuan se Ermali u vra për shkak të mos rezervimit të një tavoline në kafiterinë ku punonte, por kjo po del e pasaktë pasi që ai nuk kishte kurrfarë faji.

Burime të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se i dyshuari Sadik Bajrami kishte pasur cak sulmi një person tjetër (emër i njohur për redaksinë).


“Ermali dyshojmë se është vrarë gabimisht, pasi që kemi informata se i dyshuari ka dashur ta vrasë një person tjetër, por ka menduar se viktima është personi të cilin ai e kishte cak sulmi. Kemi informacione se i dyshuari ka dashur ta vrasë një person të lagjes Shipoli, e i cili kohëve të fundit ka ardhur nga Perëndimi”, thotë burimi i Veriu.info duke shtuar se para disa vitesh ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara një familjar i personit që ka qenë cak i sulmit. /veriu/