LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i Çmimit Nobel: Macroni, shansi i fundit për euron

Fituesi i Çmimit Nobel: Macroni, shansi i fundit për euron

Që nga dita e sotme, nëse do të jetë president i Republikës së Francës, Emmanuel Macron do të jetë mishërimi i asaj që Joseph Stiglitz e quan “thirrja e fundit”. Në një intervistë për numrin e djeshëm të të përditshmes italiane, “Corriere della Sera”, ekonomisti amerikan fitues i Çmimit Nobel thotë se Macroni është mbase shpresa e fundit për të shpëtuar euron.

Por, nga ana tjetër, nëse Macroni nuk do të arrijë të detyrojë Gjermaninë që të pranojë një ekuilibër të ndryshëm, atëherë pesha e papunësisë në Francë, Itali dhe gjetkë në Europën jugore, do të forcojë në zgjedhje ata që duan të zhbëjnë monedhën e përbashkët.

I pyetur nëse Macroni do të përqëndrohet shumë në marrëdhëniet me Gjermaninë, Stiglitz përgjigjet se kjo është e domosdoshme. Sipas tij, “ka nevojë për ndërhyrje në strukturën e Euros, por për këtë nevojitet të bindet Berlini”. Por, sipas ekonomistit, “problemi është se vendet e monedhës së përbashkët nuk janë të ndryshëm vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe filozofikisht. Sepse, Gjermania, për shembull nuk ka të njëjtën ide, se çfarë përbën ekonomi të suksesshme, si Franca apo Italia. Dhe natyrisht, Macroni duhet të bëjë të pamundurën që të bindë Gjermaninë, përndryshe ajo do të përballet me një shembje të euros”.


Por, a nuk do të ndiheshin të shantazhuar gjermanët? Stiglitz e ka përgjigjen në majë të gjuhës: “Nëse i lë prapa masat e njerëzve në një shoqëri demokratike, nëse u shkarkon atyre gjithë peshën e çekuilibrave të Eurozonës, njerëzit do të thonë: mjaft më, nuk funksionon. Nuk është shantazh, janë realitete politike në një shoqëri demokratike. Dhe Gjermania duhet ta dijë. Kështu erdhi në pushtet edhe Hitleri”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori