Konkursi, nëpërmjet së cilit do të punësoheshin 220 mjekë specialistë, për të cilët Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet, është anuluar, me një vendim të Inspektoratit të punës.
Autoritetet e shëndetësisë thonë se konkursi është anuluar për shkak të, siç vlerësohet, ankesave të bëra ndaj tij.
Megjithëse e ka konfirmuar këtë gjë, Basri Ibrahimi, kryeinspektor, nuk i ka bërë publike palët e pakënaqura dhe arsyet e anulimit të konkursit.
“Nuk deklarohem për këtë punë, pasi është në procedurë dhe pa u përfunduar procedura, nuk mund të them asgjë. Konkursi ka afat kohor dy muaj për përgjigje”, ka thënë Ibrahimi.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë të saj thotë se situata rreth specialistëve të papunë, po përdoret edhe për adresime të tjera që nuk janë në interes të vetë mjekëve specialistë. Ministria thotë se “do të bëjë çfarë është në përgjegjësinë e saj, që specialistët e papunë të sistemohen në afat sa më të shpejtë në punë të përhershme”.
Rreth 260 mjekë specialistë, të profileve të ndryshme, llogaritet se deri në anulimin e konkursit kanë punuar me kontrata të përkohshme.
Qeveria e Kosovës i ndau një buxhet Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e 220 mjekëve me kontrata të rregullta, por ai nuk mjaftoi, ngaqë llogaritet se mbesin edhe 40 mjekë specialistë, të profileve të ndryshme, pa punë dhe jashtë sistemit shëndetësor publik.
Mjekët specialistë, ndërkaq, kanë protestuar disa herë përpara Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre.
Amir Veseli, është një nga mjekët specialistë në lëmin e ortopedisë, i cili deri tani ka punuar me kontratë të përkohshme pune. Ai ka shpjeguar se arsyeja e anulimit të konkursit, ishin shkeljet e ndryshme.
“Ne jemi në pritje të vendimit të ri që do ta marrë Ministria e Shëndetësisë me Qeverinë e Kosovës dhe Inspektoratin e punës dhe shpresojmë që nuk do të zgjatet, pasi jemi në pritje të vendeve të punës”, ka thënë Veseli.
Sistemi shëndetësor në Kosovë është përballur me një mori problemesh që prej pas luftës, ndërkohë që në vitet e fundit, për shkak të kushteve të punës,më shumë se 400 mjekë ka ikur në vendet e Bashkimit Evropian.
Ekspertët e fushës thonë se Kosova, për t’i përmbushur standardet evropiane, duhet që t’i punësojë në institucionet publike shëndetësore edhe dy mijë mjekë dhe pesë mijë infermierë, aq sa edhe nevojiten për kokë banori./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama