Përdorimi i vajit të palmës si dhe prezenca e produkteve të qumështit me yndyrë bimore ka rrezikuar në masë të madhe industrinë e qumështit. Madje për shkak të prezencës së këtyre produkteve shumë ferma në vend rrezikojnë të mbyllen.
Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj ka thënë se nga analizat që i kanë bërë si shoqatë kanë vërejtur se vaji i palmës është duke e dëmtuar shumë industrinë e qumështit vendorë.
“Nga të dhënat që Doganat e Kosovës kanë siguruar kohë pas kohe, shihet se kemi një import të produkteve të cilat kanë përmbajtje të yndyrave bimore kryesisht nga yndyra ose vaji i palmës në vlerat prej rreth 4 milionë kilogram vjetore si dhe rreth 2 milionë kilogram vaj ose yndyrë palme. E shprehur në produkt final kjo është afërsisht rreth 13 – 15 milionë kilogram produkt final, kurse në litra të qumështit kjo sasi kap vlerat e së paku 60 milionë litrave qumësht vjetore”, tha ai, duke shtuar se kjo sasi rezulton të jetë së paku sa 100% e prodhimit vendor të qumështit që prodhohet në Kosovë .
Memaj ka thënë se si pasojë e vajit të palmës dhe produkteve të qumështit me vaj bimorë, industria e qumështit është në krizë dhe shumë ferma janë mbyllur.
“Industria e qumështit në Kosovë rrezikon të ballafaqohet me pasoja tepër të mëdha njësoj sikurse Bullgaria apo Maqedonia për shkak të mos aplikimit të masave mbrojtëse , ku ka pasur dëmtim të jashtëzakonshëm te fermave për shkak të përdorimit të madh të yndyrave bimore . Duhet theksuar se importet më të mëdha të produkteve me yndyra bimore në vendin tonë fillimisht janë bërë nga këto vende dhe njësoj vazhdojnë edhe sot”, ka bërë të ditur Memaj.
Por sipas tij, duhen hapa konkret mbrojtës për shpëtimin e industrisë së qumështit vendorë.
“Në mënyre që Industria e Qumështit në Kosove të shpëtoj nga degradimi dhe shkatërrimi total duhet që urgjentisht të aplikohen masa mbrojtëse për produktet vendore të qumështit. Vendet në regjion për dallim nga vendi ynë aplikojnë edhe masa preventive sikurse Serbia, e cila deri më 1 janar 2017 ka aplikuar taksë në import, në vlerë prej 10 deri në 30 centë, për qumësht dhe produkte të qumështit”, ka thënë Memaj.
Ndërkaq, fermeri Nazmi Berisha nga Rogova e Hasit në Komunën e Gjakovës ka thënë se si blegtor e kanë të vështirë mbijetesën për shkak të konkurrencës që u bëjnë produktet me vaj bimorë.
Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa nga institucionet përgatese ata do të detyrohen që të ndërprerjen e veprimtarinë.
“Kam prodhim ditorë prej 600 litrave të qumështit dhe kam pikë grumbulluese por çmimi i qumështit është tepër i lirë vetëm 28 centë për litër, neve si fermerë ky çmim na vë në vështirësi të ekzistimin. Edhe pse marrë subvencione dhe çdo herë qumështin e kam ekstra klasë dhe subvencionohem me 6 centë për litër e kam të vështirë vazhdimin e kësaj veprimtarie”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa atëherë industria e qumështit dhe fermerët do të përballën me vështirësi të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale