LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mandati i kryetarëve të komunave dhe subvencionet e bujqve javën e ardhshme vendoset nga kushtetuesja

Maqedoni, mandati i kryetarëve të komunave dhe subvencionet e bujqve javën e ardhshme vendoset nga kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e ardhshme që do të mbahet të mërkurën më 10 maj do t’i shqyrtojë nismat për heqjen e dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nga Kodi Zgjedhor me çka do të mundësohet që kryetarët e komunave dhe këshilltarët të mbesin në funksionet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Siç është publikuar në ueb faqen e Gjykatës, në seancën e njëjtë do të vendoset edhe nëse mund të fillojë pagesa e subvencioneve për bujqit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nisma e cila ka të bëjë me kryetarët e komunave është pika e tretë për seancën që do të mbahet të mërkurën dhe me të kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe i ligjshmërisë së nenit 35, paragrafit 1 dhe të nenit 49 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 16, paragrafi 1 dhe neni 16, paragrafi 1 në pjesën “në gjysmën e parë të majit” nga Kodi Zgjedhor.

Deri te gjykata Kushtetuese, nisma për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve kanë parashtruar Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Drejtësisë dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas.


Zgjedhjet lokale duhej të mbahen në gjysmën e parë të majit, por për shkak të asaj që nuk u zgjodh kryetar i Kuvendit, skaduan të gjitha afatet për shpalljen e tyre në afatin e paraparë.

Gjykatësit kushtetues në seancë do ta shqyrtojnë nismën e parashtruar nga Shoqata e Bujqve Agrotikveshija me të cilën kërkohet kontestimi i nenit nga Kodi penal sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e Qeverisë së re. Një pjesë e agroekspertëve presin që Kushtetuesja ta kontestojë nenin, se bëhet fjalë për pagesa të rregullta të planifikuara në Buxhet, njofton AIM.

Nismëtarët kërkojnë vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 8, paragrafi 1 në pjesën: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alinea 1; paragrafi 2 në pjesën: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” dhe alinea 1; paragrafi 3 në pjesën “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” nga Kodi penal dhe neni 11 , paragrafet 1, 2 dhe 3 në pjesët: “edhe zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet” nga Ligji për parandalimit të korrupsionit. Ministri i Financave Kiril Minoski pohon se para në Buxhet ka edhe nëse Gjykata Kushtetuese e konteston nenin menjëherë do të fillojnë me pagesën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori