Rusia, Irani dhe Turqia nënshkruan të enjten një marrëveshje për krijimin e katër zonave të sigurta në Siri, të cilën Kombet e Bashkuara e përshkruan si një hap premtues për të ndalur luftën e ashpër gjashtë vjeçare.
Shtetet e Bashkuara e mirëpritën një hap të tillë, mirëpo shprehën shqetësimin lidhur me rolin e Iranit si garant, edhe pse shprehën shpresën se marrëveshja mund të caktojë një etapë për një zgjidhje.
Plani për “zonat e sigurisë” u diskutua të martën nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike.
Marrëveshja parashikon armëpushimin, ndalimin e të gjitha fluturimeve, dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare në zonat e caktuara dhe kthimin e refugjatëve.
Qeveria siriane dhe delegacionet rebele nuk janë nënshkruese të marrëveshjes.
“Ne nuk e mbështesim këtë marrëveshje, kjo është një marrëveshje midis tre vendeve,” tha Usama Abu Zeid, një zëdhënës rebel i cili theksoi se nuk pajtohen që Irani të jetë garantues i kësaj marrëveshjeje, transmeton AFP.
Një grup pune do të caktohet brenda dy javësh për të zgjidhur çështjet teknike. Të tri vendet ranë dakord për të krijuar katër fusha sigurie deri më 4 qershor.
Zonat përfshijnë territorin kyç të mbajtur nga forcat anti Assad.
Zona e parë përfshinë të gjithë krahinën Idlib së bashku me disa pjesë të krahinave fqinje Latakia, Aleppo dhe Hama.
E dyta do të përfshijë pjesë të caktuara në veri të provincës Homs dhe e treta do të përbëhet nga disa zona të Ghouta Lindore, jashtë Damaskut.
Zona e katërt do të përfshijë pjesë të provincave Deraa dhe Quneitra në jug të Sirisë.
Që kur filloi lufta në Siri më shumë se 320 mijë njerëz janë vrarë dhe qindra mijëra të tjerë kanë lëshuar vendin. Është qenësore që kjo marrëveshje ta përmirësojë jetën e sirianëve dhe të ofrojë shpresë për fundin e një konflikti të gjatë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?