LAJMI I FUNDIT:

Gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë, u ndodhi diçka që nuk e prisnin (Video)

Gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë, u ndodhi diçka që nuk e prisnin (Video)

John Hennessy nga Shtetet e Bashkuara ka qenë duke vozitur me shpejtësi rreth 250 kilometra në orë, kur i janë hapur ‘air bagët’ si pasojë e zhurmës së lartë.

Vetura Cadillac CTS-V nuk është krijuar për të lëvizur me shpejtësi kaq të lartë, por është bërë e mundur me shtimin e kuajfuqive dhe rritjes së numrin në 700 njësi.

Mirëpo, sistemi i sigurisë së makinës është aktivizuar nga zhurma e lartë dhe ka bërë që të hapen jastëkët që ndihmojnë në rast aksidentesh.


Në minutën e dhjetë të videos së postuar më poshtë, mund të shihni momentin dramatik kur ata mbetën të habitur, sepse nuk pritnin kurrë që kjo të ndodhte. /Telegrafi/