Flamuri kombëtar shqiptar është larguar nga salla e mbledhjeve (senatit) në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në këtë sallë ku pritej që të mbahej një ligjëratë me temën “What Brexit means?” flamuri kombëtar është hequr nga radha e flamujve tjerë.
Lëvizja studentore “Studim, Veprim, Kritikë” ka reaguar sot duke e cilësuar këtë akt mohim të identitetit të popullit të Kosovës.
SKV -ja ka kërkuar nga rektori Marjan Dema që ta bëjë menjëherë dorëheqjen e tij, në mënyrë që të shpëtohet edhe Universiteti, sipas tyre nga ky drejtim i tmerrshëm që ka marrë.
Flamur Pireva nga SKV ka thënë për gazetën se heqja e flamurit kombëtar nga Universiteti “Hasan Prishtina” është veprim ndër më të papranueshmit që ndodhë në institucionet tona, shkruan “Zëri”.
“Turpi dhe llumi i kësaj shoqërie është vënë tashmë në majat e këtyre institucioneve dhe veprimet e tilla nuk na çudisin”, ka thënë ai, raporton Zëri.info.
Pireva ka thënë se këta njerëz që kanë hequr dorë ngaherë nga identiteti kombëtar nuk do të lejohen që ta bëjnë edhe përmes institucioneve.
“Heqja e flamurit kombëtar është mohim i identitet tonë. Ky veprim është edhe i papranueshëm edhe i dënueshëm. Që flamuri kombëtar të jetë në majat e institucioneve tona është kusht i domosdoshëm që njerëzit që janë vënë kundër këtij vullneti të hiqen sa më parë. Ky është një moment i mirë për rektorin Marjan Dema që ta bëjë menjëherë dorëheqjen e tij, në mënyrë që të shpëtohet edhe Universiteti nga krejt kjo kahje e tmerrshme që ka marrë”, ka thënë Pireva për “Zëri”.
Për heqjen e flamurit nga salla e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ ka reaguar edhe kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra. “Me këto veprime vetëm sa do të rrisni edhe më shumë aversionin për flamurin e Kosovës. Pse duhet të hiqet flamuri kombëtar, kur aty paska edhe flamuj të tjerë”, ka shkruar Xharra në reagimin e saj, raporton Zëri.info. Ajo ka thënë se vendosja e flamurit kuq e zi, nuk e mohon ekzistencën e flamurit shtetëror të Kosovës. “Këto veprime ju nxjerrin marioneta qesharake e të nënshtruara!”, ka thënë Xharra. /Zëri.info/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos