LAJMI I FUNDIT:

Jetoi një shekull e gjysmë

Jetoi një shekull e gjysmë

Personi, që pretendohet se ishte qenia njerëzore më e vjetër në botë, është ndarë nga jeta në moshën 146-vjeçare.

Sipas dokumenteve të tij, shtetasi indonezian Sodimedjo, i njohur edhe si Mbah Ghoto, ose gjyshi Ghoto, ka lindur në dhjetor të vitit 1870. Ai ka qenë 43 vjeç në fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe 70 vjeç gjatë Luftës së Dytë.

Duhanpirës i rregullt, ai u ka mbijetuar 4 grave, ndërsa vdiq këtë javë në fshatin e tij në pjesën qendrore të ishullit Java, pasi ishte shtruar në spital më 12 prill për gjendje jo të mirë shëndetësore.


Ai kishte këmbëngulur të kthehej në shtëpi, për të qenë me familjen në këto ditë të fundit. Nipi i tij i ka rrëfyer BBC-së se, kur ishte kthyer, ai kishte filluar të hante gjithnjë e më pak deri sa ndërroi jetë.

Mbah Ghoto nuk njihet zyrtarisht si qenia më e moshuar që ka jetuar, pasi Indonezia ka filluar të regjistrojë lindjet në vitin 1900. Sidoqoftë, zyrtarët thonë se dokumentet e tij, me datën e lindjes në to janë të vlefshme.

Mbah Ghoto u varros të hënën në një varrezë lokale, në një vend të cilin vet ai e kishte blerë disa vite para se të vdiste. Ish-fermer dhe ish-peshkatar, Mbah Ghoto tha vitin e kaluar se kishte jetuar një jetë të gjatë, sepse njerëzit që e donin ishin kujdesur për të, transmeton tch.

Ai ishte një hero lokal dhe tregonte histori të jetuara nën kolonialistët japonezë dhe holandezë. Ai la pas 5 fëmijë, 12 nipa, 17 stërnipa dhe dy stër-stërnipa.

Në trend Fun

Më shumë
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Një kacabu në televizion largon 30 punëtorë nga puna

Një kacabu në televizion largon 30 punëtorë nga puna

Fun
E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Interesante
Pas 99 viteve, një libër i huazuar kthehet në bibliotekën e New Jerseyt

Pas 99 viteve, një libër i huazuar kthehet në bibliotekën e New Jerseyt

Fun
Këta janë 16 njerëzit me fuqi të vërteta mbinatyrore

Këta janë 16 njerëzit me fuqi të vërteta mbinatyrore

Kalo në kategori