LAJMI I FUNDIT:

Flamuri kombëtar largohet nga salla (Foto)

Flamuri kombëtar largohet nga salla (Foto)

Flamuri kombëtar shqiptar është larguar sot nga një sallë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në sallën, ku pritej që të mbahej një ligjëratë nga  Alan Watson nga Richmond CBE i Anglisë  me temën “What Brexit means?”, flamuri kombëtar u hoq nga radha e flamujve tjerë.

Një punonjëse e Rektoratit e ka hequr atë për ta zëvendësuar me flamurin e Britanisë së Madhe nga vjen edhe ligjëruesi Watson, transmeton kp.


Në radhën e flamujve mbeti flamuri i Kosovës bashkë me atë të Britanisë, ai i Universitetit dhe i BE-së.