Një numër protestash dhe grevash të punonjësve të shëndetësisë në Kosovë në javët e fundit kanë kaluar pa një vëmendje të autoriteteve në vend, thonë sindikalistët e shëndetësisë. Mos reagimi i institucioneve, thonë ata, mund të nxisë veprime të tjera sindikale që do të mund të kenë, sipas tyre, ndikime më të mëdha.
Punëtorët shëndetësorë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqëistë e tyre me pagat e ulta dhe me, siç thonë, kushtet e punës.
Një ligj i pagave që kishte radhitur mjekët specialistë në koeficientin 2.7 në një shkallë prej 1 deri në 11, u kundërshtua fuqishëm dhe ai u tërhoq nga qeveria për t’u rishqyrtuar.
Federata Sindikale e Shëndetësisë, thotë se në vazhdimësi i ka bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës për të përmbushur kushtet e parashtruara që prej kohësh, por siç thotë kryetari i saj, Blerim Syla, sindikata ka ‘hasur në vesh të shurdhër’.
“Greva 24 orëshe (e organizuar ditë më parë] ka përfunduar suksesshëm dhe i janë përgjigjur të gjitha institucionet shëndetësore publike. Reagim nga Qeveria nuk ka pasur dhe mendoj se ky mosreflektim po na bën të mendojmë se duan ta nxisin situatën. Në të ardhmen do të merren vendime përmes së cilave nuk do të respektojmë ligjin. Ka disa ditë nuk kemi asnjë reagim”, ka thënë Syla.
Ai tha se veprimet sindikale të shëndetësisë do të shqyrtohen dhe do të ndërmerren hapa të caktuar në rast se Qeveria e Kosovës nuk reflekton në kërkesat e parashtruara.
Por, autoritetet në vend thonë se problemet e shëndetësisë zgjidhen përmes bisedave dhe mirëkuptimit.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, ka thënë se me sindikatën e shëndetësisë kanë pasur disa herë takime dhe shqetësimet e tyre janë marrë për bazë si dhe janë duke u shqyrtuar.
“Ne kemi pasur disa takime dhe është grupi punues që vazhdimisht është diskutuar çështja sociale me sindikatën duke i adresuar problemet. Për rrezikshmërinë në punë tashmë është hartuar drafti në nivelin sekondar dhe terciar, jemi në themelim të grupit punues për hartimin e rrezikshmërisë në punënivelin primar”, ka thënë Sadiku.
Sadiku ka shtuar se Qeveria e Kosovës tashmë e ka tërhequr Ligjin për paga nga Kuvendi i Kosovës. Ai thotë se do duhej që Qeveria të bisedojë me Bashkimin e Sindikatave, dhe më pas të merret vendim për rritje pagash për gjithë punëtorët publik, jo vetëm për sektorin e shëndetësisë.
“Ligji i pagave është tëhequr nga Kuvendi. Ne si ministri të gjitha obligimet i kemi kryer. Dialogu social ka vazhduar dhe janë adresuar të gjitha kërkesat, me përjashtim të pagave. Duhet që të pritet dhe jo të merren hapa radikalë, pasi duhet hapsirë për dialog”, ka thënë Sadiku.
Duke iu referuar furnizimit më të mirë me barna në institucione publike shëndetësore, problem i ngritur nga punonjësit e shëndetësisë në protestat e grevat e tyre, zëvendës ministri Sadiku tha se po pritet që të fillojë mbledhja e premiumeve nga ligji i sigurimeve shëndetësore dhe me rritjen e buxhetit nga të hyrat, do të bëhet furnizimi më i mirë me barna, në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!