LAJMI I FUNDIT:

Xhaketa e Johnny Castle shitet për 62.500 dollarë (Foto)

Xhaketa e Johnny Castle shitet për 62.500 dollarë (Foto)
The movie "Dirty Dancing", directed by Emile Ardolino. Seen here, the introduction of Johnny Castle (played by Patrick Swayze). Theatrical release August 21, 1987. Screen capture. Copyright © 1987 Vestron Pictures, Inc. Credit: © 1987 Vestron Pictures / Courtesy: Pyxurz.

Një xhaketë lëkure për 62.500 dollarë. Është ajo e veshur nga Patrick Swayze në filmin kult të viteve ’80, “Dirty Dancing”, në rolin e Johnny Castle.

Ajo u shit në një ankand të Los Angeles dhe është blerë me shifrën rekord nga një koleksionist i Hollivudit që u prezantua thjesht me emrin Glenn.


Xhaketa bashke me sende të tjera të Patrick, që ndërroi jetë në 2009, janë edhe tavolina e sërfit e Point Break, dhe këmisha e veshur në filmin “Ghost” kanë dalë në shitje në ankand nga Lisa Niemi.

Ajo tha se ka qënë mjaft e dyzuar nëse duhej të nxirrte në shitje kujtimet e të shoqit. “Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick”, ka thënë Lisa. Por kjo zgjedhje e Lisës, është kundërshtuar fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle.

Ajo tha se ato “ishin kujtime të familjes” dhe shitje e këtyre kujtimeve të çmuara është “si një shuplakë në fytyrë”. /TCH/Telegrafi/