Ka më tepër se 12 vjet qëkur e ka hapur shkollën private për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ushqimeve, në të cilën kanë kaluar rreth 1,500 kursantë. Naser Gashi, nga Prishtina, i cili jeton dhe vepron në Slloveni, ka sqaruar për Telegrafin se janë 80 lloje të ëmbëlsirave dhe ushqimeve që ai ua mëson atyre që vijnë në “La Ganache”, për ta përvetësuar artin kulinar.
Ai ka sqaruar se për më tepër se 20 vjet ka jetuar në shtetin francez, me ç’rast nga aty e ka nuhatur dashurinë e tij për gatimin e ëmbëlsirave dhe dashurinë për kuzhinën.
“Në vitin 2000, kam shkuar një hap më tutje dhe e kam përfunduar “Shkollën e Artit Kulinar Francez”, dhe këtë përvojë e kam përcjellë në Slloveni, ku tash e disa vite jetoj me familjen time.
Gashi ka thënë se në shkollën e tij ka kursantë edhe nga shtetet e tjera, përveç Sllovenisë, duke shtuar se ai mban trajnime edhe nëpër vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, varësisht nga kërkesat që i ka.
“Është interesant se shqiptarët që merren me pastiqeri në Slloveni janë prej Tetovës dhe Gostivarit, të cilët janë të vendosur prej shumë vjetësh nëpër qytete të ndryshme të këtij shteti. Është pak interesant se si unë si një prishtinas kam përfunduar në këtë zanat, për arsye se nuk kam ndonjë traditë familjare, përpos dëshirës dhe pasionit tim”, ka theksuar ai.
Prishtinasi 50-vjeçar thotë se prej përvojave më interesante të tij ka qenë kur “nxënësi/et” e tij i kanë lënë profesionet e tyre dhe kanë hapur pastiqeritë e tyre.
“Dy raste që po më kujtohen – pasi unë gati 90 për qind të kursantëve i kam femra – kur një arkitekte dhe avokate, pasi që kanë qenë ne “La Ganache”, janë tërhequr nga profesionet e tyre, për t’u marrë më pastaj me kulinari”, ka shtuar Gashi.
Ai ka treguar se një kohë ka qenë asistent profesor, në Fakultetin e akullores në Bologna të Italisë, që njihet si vendi ku përgatitja e akullores, për të mos e tepruar, është kthyer në një “shkencë”.
“Një porosi që e kam për shqiptarët është që në çdo fushë të përgatiten dhe të shkollohen maksimalisht. Të mos mundohen që tërë jetën të improvizojnë. Sa i përket kësaj fushe, unë mund të them lirisht që të gjithë ata që përfundojnë një trajnim, kurs ose shkollë, nuk do të mbesin keq për punë”, përfundon Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze