LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet franceze, frikë nga ndërhyrja ruse

Zgjedhjet franceze, frikë nga ndërhyrja ruse

Paralajmërimi ka ardhur nga përtej Atlantikut muajin e kaluar. Richard Burr, shefi i komitetit të inteligjencës në senatin amerikan, po drejtonte një seancë në lidhje me hetimin mbi ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, kur edhe tha se shënjestra e radhës mund të ishte Franca.

“Unë mendoj se është e dukshme në gjykimin e kujtdo se rusët janë të përfshirë në mënyrë aktive në zgjedhjet në francë. Pjesë e përgjegjësisë sonë është të edukojmë edhe pjesën tjetër të botës”, tha ai.


Ky paralajmërim, u rikthye në vëmendje këtë javë pas zbulimit se pjesëtarë të stafit të Emmanuel Macron, favorit kryesor në balotazhin e pritshëm, janë sulmuar nga hakera të dyshuar rusë. Lajmi nuk është i papritur në kampin macron apo për ekspertët që thonë se rusia po punon në prapaskena për të përmbysur rezultatin në favor të kundërshtares së tij Marine Le Pen. Por, ndërsa Rusia ka mohuar akuzat për hakerim, frika për ndërhyrje të mundshme të kremlinit tani është e dukshme ndërsa zgjedhësit përgatiten të shkojnë në votime të dielën e ardhshme.

Rusia thotë se nuk ka një kandidat të preferuar në zgjedhjet franceze, por ka arsye të mira për të mbështetur lë penin. Qëndrimi i saj anti evropë dhe anti nato, është në një linjë me interesat ruse dhe ajo ka kërkuar lidhje më të ngushta me presidentin Vladimir Putin.

Le Pen, po ashtu ka shprehur edhe dëshirën për të tërhequr sanksionet e BE-së mbi rusinë pas aneksimit të krimesë të cilat ajo i ka quajtur të padrejta. Është ky një qëndrim në kontrast të thellë me atë të Macron, pro evropian dhe pro integrimit që ka thënë se është pro sanksioneve mbi rusinë e madje do të donte edhe ti shtonte ato.

Ndërsa Macron ka kandiduar si i pavarur, Le Pen ka bërë fushatë deri më tani si kryetarja e Frontit Nacional të së djathtës ekstreme. Ajo përballet edhe me kritika se fushata e saj është financuar pjesërisht nga një bankë ruse. Por, ajo thotë se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër pasi bankat franceze e kishin refuzuar. Madje shumë dyshime pati edhe kur Le Pen udhëtoi drejt Moskës për një takim me Putinin muajin e shkuar. Putin nënvizoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta franko-ruse edhe pse Kremlini insiston se nuk ka të preferuar në zgjedhje në një kohë kur pozicioni i Le Penit mbi Rusinë është i qartë.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori