LAJMI I FUNDIT:

Lunaçek: Serbia të tërheqë fletarrestet e vjetra

Lunaçek: Serbia të tërheqë fletarrestet e vjetra

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka përshëndetur të enjten vendimin për lirimin e Ramush Haradinajt dhe i ka bërë thirrje BE-së të ndikojë që Serbia të tërheqë fletarrestet e vjetra si kusht për vazhdimin e dialogut në Bruksel.

“Ekzistimi i urdhër arresteve të vjetra ndërkombëtare të dhëna nga ana e Serbisë në vitin 2004, e cila aktualisht nën ombrellën e BE-së bën dialog me Kosovën, është plotësisht e papranueshme”, ka thënë ajo.