LAJMI I FUNDIT:

Pantina: Draft-Kodi Penal e çon vendin kah diktatura

Pantina: Draft-Kodi Penal e çon vendin kah diktatura
Shqipe Pantina - Lëvvizja VETVENDOSJE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se beson që Ministria e Drejtësisë do ta korrigjojë Draft-Kodin Penal, pasi si i tillë ai cungon liritë dhe të drejtat bazike të qytetarëve të vendit.

Ajo ka deklaruar se në të kundërtën, ky do të ishte një tjetër tentim që qytetarëve t’u mbyllej goja për të kritikuar institucionet kur ato nuk e kryejnë punën e tyre, ose e kryejnë keq atë, ose kanë afera, njofton Klan Kosova.

Më tutje ajo ka kontestuar edhe mënyrën se si do të vendosej se kur është fyer institucioni, apo simboli i shtetit, duke nënvizuar se disa koncepte janë krejt relative, duke përsëritur se shpreson që ky draft-kod të mos i dërgohet si i tillë kuvendit, por të përmirësohet.


“Ende nuk e kemi marrë zyrtarisht Draft-Kodin Penal të Kosovës, por nga sa kemi parë, është shqetësues tentimi i qeverisë për të ndalur shprehjen e lirë. Tentimi që fyerja të shndërrohet në vepër penale, për mua është synim që të shkohet drejt autokracisë, dhe një hap tutje drejt diktaturës. Ky është edhe një tentim që qytetarëve t’u mbyllet goja e kritikës ndaj institucioneve kur ato nuk e kryejnë punën e tyre dhe sidomos kur ata duan që të akuzojnë institucionet për keqpërdorime dhe korrupsion. Janë këto tentime për të cunguar lirinë e shprehjes. Mund të ketë shtete që e kodifikojnë mbrojtjen e simboleve, por duhet të shihet historia e tyre. Duhet pasur parasysh kultura dhe historia e vendit tonë; sepse simbolet duhet të përfaqësojnë qytetarët, popullin. Himni, për shembull, nuk ka tekst, nuk ka melodi burimore dhe nuk ka diçka nga qytetarët, ndaj ata janë pak të ftohtë ndaj tij dhe simboleve tjera të shtetit. Shpresoj që këto nene nuk do të vijnë fare në kuvend dhe ministria do t’i korrigjojë ato, sepse dua të besoj se në Kosovë ka njerëz që duan vendin ta rrëshqasin kah diktatura”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori