LAJMI I FUNDIT:

Shtohen kompanitë për teknologji informatike në Maqedoni (Video)

Shtohen kompanitë për teknologji informatike në Maqedoni (Video)

Besim Dalloshi tanimë 3 vite punon si programues. Thotë se ka përfunduar kurse për informatikë dhe ka studiuar në Fakultetin e shkencave informatike në Shkup. Sipas tij, interesimi është i ulët si pasojë e informimit të pamjaftueshëm për këtë lloj veprimtarie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, sipas statistikës, këtë vit, çdo tri ditë hapet nga një kompani programimi. Nga fillimi i vitit 2017, në Regjistrin Qendror janë regjistruar 67 kompani në fushën e teknologjisë informatiko-komunikuese, prej të cilëve, 40 për programimin dhe përpunimin e të dhënave dhe portaleve të internetit. Ministrja e shoqërisë informatike dhe administratë Marta Arsovska Tomovska tha se nevojitet një qasje e koordinuar nga të gjitha institucionet.

“Tregu i punës në fushën e teknologjisë informatiko-komunikuese ka kapacitet të jashtëzakonshëm absorbues për punësime të reja dhe për këtë arsye nevojitet një qasje e koordinuar nga të gjithë pjesëmarrësit, gjegjësisht, krahas profesorëve që nxjerrin profesionalistë të diplomuar në këtë fushë, duhet të punohet edhe në përsosjen e kualifikimit”, u shpreh për TV21, Marta Arsovska Tamovska, nga MSHIA.


Agjencia për punësim bëri shpallje për trajnim falas në fushën e IT për 220 persona, prej të cilëve 110 për programim, ndërsa 110 të tjerët për testim softverik. Popovski tha se këta do të marrin certifikata me të cilat më lehtë do të punësoheshin në ndonjë firmë për teknologji informatike.

“Deri në fund të vitit, shpresoj se të gjithë 220 personat do të marrin certifikatë dhe do të përpiqemi t’ua ofrojmë kompanive që kanë hapur përfaqësi dhe vende pune në Maqedoni dhe atyre që tanimë ekzistojnë dhe që kanë nevojë për këta persona”, tha Vllatko Popovski, Drejtor i APRM.

Trajnimi për aftësitë në IT fillon më 10 mars ndërsa në të mund të paraqiten të papunësuarit deri në moshën 29 vjeç me njohje fillestare të programimit. Para se të kyçen në trajnim, ata duhet të kalojnë një test i cili do të kushtojë 1550 euro. Për këtë masë janë siguruar 295 mijë euro nga granti i tretë “Mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç“ e financuar nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori