LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet ta pastroni secilën rrobë që e keni në dollap

Sa shpesh duhet ta pastroni secilën rrobë që e keni në dollap

Pranojeni: Ka kohë që nuk i keni pastruar disa nga rrobat të cilat kërkojnë pastrim thuajse të përditshëm…

Por, jo të gjitha rrobat kërkojnë pastrim të shpeshtë, disa nga to duhet t’i pastroni më shpesh, e disa më rrallë.

Telegrafi ju sjellë më poshtë listën e rrobave të cilat mund t’i keni në dollap, dhe se sa shpesh duhet ta pastroni secilën nga to:


– Rrobat me ngjyrë të bardhë ose me material mëndafshi duhet të pastrohen pas çdo përdorimi

– Sytjenat duhet të pastroheni pas tri apo katër përdorimeve

– Fustanet duhet të pastrohen pas shtatë përdorimeve

– Xhemperët duhet të pastroheni pas gjashtë deri shtatë përdorimeve

– Kapuçat, dorëzat dhe shalli duhet të pastrohen tri deri në pesë herë gjatë një sezone

– Xhinset duhet të pastroheni deri pas pesë përdorimeve

– Bikinet duhet të pastrohen pas çdo përdorimi

– Bluzat me mangë të shkurtra (kanotieret) duhet të pastroheni pas çdo përdorimi.