LAJMI I FUNDIT:

Trump lë jashtë buxhetit murin SHBA-Meksikë

Trump lë jashtë buxhetit murin SHBA-Meksikë

Donald Trump la të kuptohet se do të heqë dorë nga planet për t’i gjetur paratë e ndërtimit të murit me Meksikën tek fatura e shpenzimeve të kësaj jave.

Këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway, e bëri të qartë se financimi i murit do të mbetej jashtë buxhetit që duhet kaluar të premten.


Ngritja e murit kontrovers ishte një prej zotimeve themelore të fushatës e, sipas Trumpit, për të do të paguante Meksika.

Çështja është se qeveria meksikane e ka bërë të qartë se nuk do të japë asnjë cent për këtë qëllim.

Demokratët kishin kërcënuar se do ta bllokonin projektligjin nëse do të përfshinte faturën e murit.

Kongresi ka vetëm pak ditë kohë në dispozicion për të arritur marrëveshjen e buxhetit 2017 dhe nëse ligjvënësit nuk bien dakord deri në mesnatën e 28 prillit, qeveria amerikane do të mbyllet. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori