Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me gratë sipërmarrëse nga të cilat ka dëgjuar ide dhe propozime për avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ndihmën që shteti duhet të bë bëjë për gratë sipërmarrëse për rritjen e numrit të punësuarve.
Ola Syla, e cila udhëheq Shoqatën për Aftësimin e Grave për Sipërmarrje, tha se në të ardhmen, institucionet duhet të mendojnë në krijimin e lehtësirave më të mëdha për ti stimuluar gratë sipërmarrëse për hapjen e bizneseve të reja.
“Tek ne me sa e di unë është që gjashtë muaj në fillim biznesi është i liruar prej taksave. Në Shqipëri është tri vjet. Kisha pas dëshirë, mundësisht, nëse ka mundësi shembull që kur një grua pavarësisht çfarë biznesi fillon ta ketë një periudhë kohore më të gjatë. Gjashtë muaj është shumë pak”, tha Syla.
Sipërmarrësja Gëzime Rexhepi – Çollaku po ashtu propozoi që institucionet të stimulojnë bizneset e udhëhequra nga gratë me rregullimin e çështjes së pushimit të lehonisë, ndërsa propozoi që shteti të ketë kujdes të posaçëm për arsimin parafillor të fëmijëve, pasi siç tha ajo, aty fillon faza e parë e edukimit.
Pasi dëgjoi propozimet dhe idetë e grave sipërmarrëse, kryetari Veseli theksoi nevojën e krijimit të një vizioni të ri për një fillim të ri i cili ka prioritet mbështetjen e sipërmarrjeve dhe prodhimeve vendore, të cilat sipas tij mund të hapin mijëra vende të reja të punës.
“Ajo çfarë gjithëve sot po na mundon, nuk ka nevojë as diagnoza të bëhen shumë, e as analiza, është papunësia. Papunësia vie pikërisht nga mungesa e vizionit e i cili është prodhues. Nuk ka prodhim, e në të njëjtën kohë nuk ka as produkte tona. Shumica nga ne, familjet tona konsumojmë por nuk e dimë prejardhjen nga vjen”, tha Veseli.
Turi i dëgjimit i filluar javë më parë nga kryetari Veseli do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ku do të ketë takime të tjera me ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve, për krijimin e një vizioni të ri për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës