Kriza politike do të shkaktojë edhe krizë buxhetore. Shteti mund të ballafaqohet me problem në kryerjen e obligimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, duke pasur parasysh se po grumbullon më pak para nga sa ishte planifikuar. Mospagesa e subvencioneve bujqësore është shenjë se diçka nuk është në rregull. Sipas profesorit universitar, Vanço Uzunov, jo vetëm që ekziston problemi me mungesën e parave në buxhet por ai as nuk mund të zgjidhet për shkak të bllokimit të Kuvendit, njofton Alsat M.
Nuk mund të bëhet rishikim, e as shteti të merr borxh jashtë vendit, që do të thotë se duhet të ketë mospagesa nga buxheti, shkurtime nga buxheti. Do të fillojnë me disa gjëra të vogla, ja tani ka vonesa dhe kërkojnë pretekst për subvencionet, por para nuk ka. Mendoj se deri në vjeshtë do të arrijnë në atë nivel ku nuk do të ketë të holla as për pensione, e nëse ka për pensione nuk do të ketë për transferime sociale, rroga për administratën ose nevoja të tjera – tha profesor universitar, Vanço UZUNOV.
Shteti në tre muajt e parë të vitit, nga tatimet ka grumbulluar më pak se sa niveli i planifikuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të papaguara janë rreth 306 milionë euro, që paraqet rritje prej 5,5 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Megjithatë, kjo është më pak se rritja e parashikuar prej 10 përqind. Edhe krahas kësaj nga Financat pohojnë se arka e buxhetit nuk është në krizë.
Të ardhurat në buxhet janë në kuadër të planifikimeve, kemi likuiditet të mirë, si rrjedhojë tani nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit dhe pagesat e rrogave, pensioneve dhe transferimeve sociale janë të rregullta dhe në kohë – thanë nga Ministria e Financave.
Arsye shtesë për shqetësim janë paralajmërimet se Evropa po mendon për shkurtimin e ndihmës në të holla që Maqedonia e merr si pjesë e ndihmës para-aderuese. Revista gjermane Spiegel shkruan se ka gjasa të mëdha që vendi të përballet me sanksione, të cilat përveç ndalesës për udhëtim dhe bllokimin e llogarive të politikanëve kryesorë, do t’i godasin edhe fondet evropiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=100&v=WAFsD5oJX_g
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite