LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Vetëm me dorëzimin e OBRM-PDUKM-së do t’i jepet fund krizës politike

Jashari: Vetëm me dorëzimin e OBRM-PDUKM-së do t’i jepet fund krizës politike

Vetëm me tërheqjen e OBRM-PDUKM-së do të mund që t’i jepet fund ngërçit politik, vlerëson analisti i zhvillimeve politike Hasan Jashari. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do t’i hapej rruga formimit të institucioneve dhe ringjalljes së demokracisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zgjidhja dihet, në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjeve dhe në bazë të demokracisë liberale dhe traditës demokratike që e kanë shtetet e Evropës perëndimore, duhet menjëherë që të zgjidhet Komisioni zgjedhor dhe të zgjidhet kryetari i parlamentit dhe pastaj për një kohë të shkurtër, brenda këtyre ditëve të formohet qeveria. Mirëpo ne e shohim se kemi një luftë, jashtzakonisht të ashpër midis dy partive kryesore politike dhe mendoj se gjithsesi duhet që OBRM-PDUKM-ja të tërhiqet në opozitë dhe të lëshon shumicën parlamentare që në bazë të Kushtetutës”, deklaroi Jashari.


Jashari nuk përjashton mundësinë e takimeve eventuale midis dy liderëve maqedonas Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski ashtu edhe siç pretendon BDI. Por sipas tij arritja e marrëveshjes vështirë të ndodhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori