Dita e Turqve, 23 prilli, është shënuar sot në Gjilan, me një program kulturor dhe artistik, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.
“Ardhja e vëllezërve tanë këtu e bashkqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptarë e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit, transmeton Klan Kosova.
I pari i Gjilanit ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.
Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime