Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të investojë në Shqipëri rreth 1.5 miliard euro.
Ky projekt konsiderohet si një ndër veprat më të rëndësishme për sa i takon Investimeve të Huaja Direkte për Shqipërinë, veçanërisht për vitin 2017.
Infrastruktura me të cilën do të lidhet TAP-i janë: TANAP, Gazsjellësi Trans Anatolian, SNAM në Itali dhe mund të lidhet me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IBG) dhe Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP).
Punimet që i paraprijnë ndërtimit në Shqipëri të këtij projekti gjigant filluan në gusht të vitit 2015. Në verën e vitit 2016, përfundoi shpallja e kontratave kryesore, më pas filloi ndërtimi i tubacionit dhe instalimeve mbi tokë.
Ndërsa në fillim të 2017 e deri në fillimin e vitit 2018, kanë nisur dhe do të vijojë ndërtimi në pjesën detare të gazsjellësit.
Me një gjatësi 878 km ky projekt përshkon në Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km (~1.5 km mikro-tuneli në hyrjen në tokë) dhe në Greqi 550 km. Ai shënon pikën më të lartë, në 1’800 metra në Shqipëri dhe pikën më të ulët, 820 metra në thellësi të detit Adriatik.
Kapaciteti prodhues i TAP është parashikuar në 10 bcm/vit gaz, mjaftueshëm për të furnizuar rreth 7 milion familje. Ndërkohë që tubacionet e këtij gazsjellësi shënojnë diametër 1.2 m (48 inç) në pjesën tokësore; dhe 0.91 m (36 inç) në pjesën detare.
TAP do të ketë fillimisht dy stacione kompresorësh (një në Kipoi, Greqi dhe një në Fier, Shqipëri). Ndërsa në situatën kur zgjerohet kapacitet me më shumë se 20 bcm/vit gaz, do të ketë të instaluar dy stacione të tjera kompresorësh, një në Serres, Greqi dhe një në Bilisht, Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj