LAJMI I FUNDIT:

Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?

Ju janë bërë rrobat apo majat e gishtave me super-ngjitës? Mos krijoni panik sepse ai mund të hiqet shumë lehtë.

Melissa Maker, autore e librit “Clean My Space: The Secret to Cleaning Better, Faster, and Loving Your Home Every Day”, thotë se shumë lehtë mund ta krijoni një pastë me vaj kokosi dhe sodë buke, transmeton Telegrafi.

Pasi ta përgatitni pastën me këta dy përbërës, aplikojeni në lëkurë dhe lëreni ashtu për 10 deri në 15 minuta. Pastaj i fërkoni duart lehtësisht për ta zbutur ngjitësin, dhe në fund e pastroni me një sapun.


Për njolla më të mëdha me super-ngjitës në lëkurë, përpiquni ta trajtoni zonën e prekur me aceton për disa sekonda, e pastaj e hiqni ngjitësin posa të jetë zbutur.

Ndërsa sa i përket heqjes së ngjitësit nga rrobat, fillimisht e gërvishtni rrobën për të hequr sa më shumë ngjitës që mundeni. Pastaj, e lagni një leckë të bardhë me aceton dhe e aplikoni direkt në njollë derisa të zbutet ngjitësi. /Telegrafi/