LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja hyn në shtëpi, gjen atë që nuk ia merrte mendja

Shqiptarja hyn në shtëpi, gjen atë që nuk ia merrte mendja

Një 56 vjeçar ka menduar se do të përfitonte prej fqinjës, por i ka dalë huq përpjekja pasi ajo ka njoftuar Policinë.

Burimet nga Komisariati numër 1 i Policisë së Tiranës bëjnë me dije se kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Gj. 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit, shkruan Panorama, dyshohet se në rrugën “Asdreni”, ka hyrë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases A.S. vjeç 43.


Ai po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale, parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal, dhunimi i banesës.

Mësohet se gruaja është zënë në panik kur ka parë në banesën e saj 56-vjeçarin, i cili e ngacmonte.

Menjëherë ajo ka njoftuar Policinë e cila ka kryer procedurat pas kallëzimit të 43 vjeçares.