LAJMI I FUNDIT:

Disa prej tyre kanë arritur të fitojnë edhe vende në parlament: Këto janë dhjetë partitë politike më të çuditshme në botë

Disa prej tyre kanë arritur të fitojnë edhe vende në parlament: Këto janë dhjetë partitë politike më të çuditshme në botë

Sikur bota e vërtetë politike të mos ishte mjaftueshëm qesharake dhe e çuditshme, ndër vite janë krijuar dhe një sërë partish të satirike në mbarë botën.

Pavarësisht nëse falë politikave të tyret çuditshme, kandidatëve aspak të zakonshëm apo bëmave mediatike, disa prej tyre ia kanë arritur të shfaqen me tituj të mëdha në gazeta edhe nëse s’kanë fituar zgjedhjet. Ndërkohë, disa të tjera kanë arritur të fitojnë vende në parlament.

Kanadaja mban rekordin për partitë e çuditshme. Kanadaja ka një traditë të gjatë partish politike satirike dhe partia e Rinocerontëve është mbase më e famshmja nga të gjitha.


Partia e Rinocerontëve të Kanadasë

Kanadaja ka një traditë të gjatë partish politike satirike dhe partia e Rinocerontëve është mbase më e famshmja nga të gjitha. Partia u krijua në vitin 1963 dhe për thuajse 30 vjet ajo u shfaq në titujt e shtypit për sajimet e tyre mediatike dhe premtimet e çuditshme në fushata, të cilat përfshinin një zotim solemn për të mos mbajtur asnjë prej premtimeve.

Aspekte të tjera të platformës përfshinin shfuqizimin e ligjit të gravitetit, duke aneksuar dhe SHBA-në dhe Antarktidën, si dhe të ruanin gjithë mbetjet bërthamore të vendit në dyshemenë e senatit.

Pavarësisht kësaj platforme Rinocerontët kanë arritur të marrin një numër domethënës votash në shumë prej zgjedhjeve.

Partia e Armëve dhe Drogës

Partia e Armëve dhe Drogës nisi si shaka në vitin 2003 nga autori kult Robert Anton Wilson si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve në Kaliforni, që u fituan nga Arnold Schwrzenegger. Partia ishte liberale në filozofi dhe funksiononte rreth idesë së Wilson që nëse njerëzit e krahut të majtë që donin armët dhe njerëzit e krahut të majtë që donin drogën mund të bashkoheshin dhe të formonin një mazhorancë të madhe. Me këtë në mendje slogani jozyrtar i partisë ishte “Unë do toleroj pasionet e tua nëse ti toleron të miat”. Bashkangjitur me qëndrimin e tyre pro-armëve dhe pro-drogës partia gjithashtu premtoi të zëvendësonte nj të tretën e Kongresit me strucë dhe inkurajoi njerëzit të shkruanin emrin e tyre në fletët e votimit presidencial.

Partia e Restlingut Ekstrem të Kanadasë

Partia e Restlingut Ekstrem të Kanadasë u formua në vitin 1999 nga një grup mundësish profesionistë dhe amatorë. Partia njihet, përveç të tjerave, për zgjedhjen e liderit, një proces që vendos në ring 11 persona që bëjnë mundje, ku i fundit që reziston deklarohet fituesi. Pavarësisht metodave të tyre të çuditshme, platforma e partisë ishte në mënyrë të habitshme serioze dhe kishte në fokus çështjet mjedisore dhe ekonomike, si dhe përfshirjen e Kanadasë në NATO. Në vitin 2000 Partia e Restlingut Ekstrem të Kanadasë (The Canadian Extreme Wrestling Party) hodhi kandidaturën e Sailor King Moondog White për një vend në parlamentin kanadez, por ai doli i fundit nga pesë kandidatët në garë.

Partia e Miss Britanisë së Madhe

Fushatat elektorale shpeshherë konsiderohen si konkurse bukurie, veçanërisht për kandidatët e partisë Mis Britania e Madhe, pasi secila prej tyre është veterane e konkursit të bukurisë “Mis Britania”. Partia u themelua nga kryetarja e konkursit në vitin 2008 me sloganin “Ta bëjmë Uestministerin seksi dhe jo të squllët”. Që atëherë kjo parti ka paraqitur kandidate në shumë zgjedhje, por ka korrur pak sukses. Platforma e partisë është përzierje politikash satirike dhe serioze që përfshijnë ripërpunimin e sistemit britanik të taksave, paga të barabarta për femrat, si dhe “British Bank Holidays” që i inkurajon njerëzit të duken bukur për një ditë.

Partia Serioze “MCGillicuddy”

Partia Serioze “MCGillicuddy” funksionoi në Zelandën e Re për shumë vjet në vitet ’80 dhe ’90, ku kandidonte me sloganin: “Nëse doni të çoni dëm votën tuaj votoni për ne”. Partia ishte e njohur për metodat e çuditshme, me anë të cilave zgjidhte kandidatët. Këto metoda përfshinin luftën me shpata të bëra me gazeta, luftë me tullumbace dhe një lojë gjigante me karrige. Politikat e tyre ishin akoma më të çuditshme dhe zakonisht propozoheshin si reagim ndaj platformave të partive të mëdha maxhoritare. Disa prej premtimeve të fushatave përfshinin ndryshimin e moshës së votimit, në mënyrë që të votonin vetëm popullsia nën 18 vjeç, përdorimin e rërës si valutë ligjore, si dhe premtimin për të thyer gjithë premtimet e tyre.

Bashkimi i Elementëve të Ndërgjegjshëm Dembelë

Ndryshe nga pjesa më e madhe e partive politike në këtë listë, Bashkimi i Elementëve të Ndërgjegjshëm Dembelë arriti të fitonte një zgjedhje. Partia nisi si shaka nga komediani danez Jacob Haugaard, i cili për vite me radhë e përdori si platformë për të kandiduar në fushatat politike për një vend në parlamentin e Danimarkë. Edhe pse politikat e partisë përfshinin premtime absurde për klimë më të mirë, dhurata krishtlindjesh më të mira, në vitin 1994 Haugaard mori më shumë se 20 mijë vota dhe arriti të fitonte një vend ne parlament. Ai pati një mandat katër-vjeçar para se të dilte në pension, por teksa ishte në parlament arriti të mbante disa premtime, si të shtonte sasinë e bukës për pata.

Partia e Monstrës Zyrtare

Partia e Monstrës Zyrtare është një prej partive më të njohura të çuditshme dhe më e suksesshmja e këtij lloji në Angli. Partia u themelua nga muzikanti dhe aktivisti David Sutch në fillim të viteve ’80. Platforma e partisë është plot premtime satirike politike të çuditshme. Disa prej tyre përfshijnë ndalimin e përdorimit të yjeve, si dhe një premtim që Ozzy Osbourne do merrte titull kalorësiak. Pavarësisht platformës së tyre të premtimeve të pavlera kjo parti ka një sërë planesh politike serioze dhe disa prej ideve të tyre origjinale, si ulja e moshës së votimit në 18 vjeç janë kthyer në ligj.

Partia Surprizë

Partia Sruprizë u krijua në vitin 1940, kur komediania popullor Gracie Allen, bashkëshortja e George Burns, kandidoi për presidente, si pjesë një sajese mediatike. Allen shkoi në një tur fishkëllimash në vend me tren, duke folur në programe radiofonike dhe duke mbajtur fjalime hokatare politike. Ajo inkurajoi politikanët që krenohen me borxhin masiv kombëtar, duke bërë shaka se “është më i madhi në botë”, si dhe përdori një kangur të gjallë me emrin Laura si simbol zyrtar të partisë. Fushata e Allen mbërriti në fund kur ajo u zgjodh papritur kryebashkiake e qytetit Menomine, Miçigan (edhe pse ajo s’pranoi) dhe në zgjedhjet presidenciale ajo mendohet se mori qindra vota.

Partia e të Apasionuarve të Arinjve Polakë

Partia e të Apasionuarve të Arinjve Polakë është mbase partia më e suksesshme në këtë listë pasi ajo arriti të fitonte 16 vende në parlamentin polak, gjatë zgjedhjeve të vitit 1991. E themeluar nga satiristi Janusz Rewisk partia filloi si një shaka fushate për të luftuar alkoolizimin, duke promovuar konsumimin e birrës në vend të vodkës. Për shkak se Polonia ishte në mes të një ndryshimi shumë të madh pas rënies së komunizmit, partitë politike nuk ishin konsoliduar dhe platforma humoristike e kësaj partie me sloganin “s’do të jetë më mirë, por do jetë sigurisht më gallatë” arriti t’u jepte atyre disa vota.

Partia Ndërkombëtare e Rinisë

E njohur dhe si “Yippies”, Partia Ndërkombëtare e Rinisë ishte një parti e famshme radikale politike që veproi në SHBA gjatë viteve ’60 dhe ’70. E krijuar nga aktivistët kundër-kulturë Abbie HOffman, Jerry Rubin dhe Paul Krassner kjo organizatë njihej për stilin teatral dhe pikëpamjet anti-autoritare. “Yippies” vunë si kandidaturë presidenciale një derr në zgjedhjet e vitit 1968 dhe projektuan një sërë sajesash mediatike, duke përfshirë përpjekjen për të përdorur energjinë e një parashikuesi fati për të zhvendosur Pentagonin. Edhe pse u formua si një parti fillimisht, grupi u bë i njohur për këto incidente, si dhe protestat e shumta e të zhurmshme. /Dita/

Në trend Fun

Më shumë
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Ora e artë e kapitenit që shpëtoi të mbijetuarit e Titanikut, shitet për gati 2 milionë dollarë

Ora e artë e kapitenit që shpëtoi të mbijetuarit e Titanikut, shitet për gati 2 milionë dollarë

Interesante
Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Interesante
Një përdorues i Reddit pretendon se ka filmuar UFO-t duke fluturuar mbi New Jersey

Një përdorues i Reddit pretendon se ka filmuar UFO-t duke fluturuar mbi New Jersey

Interesante
Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore - çifti ndan historinë

Jetuan për tre vjet në shtëpi, pa e ditur se nën oborrin e saj fshihet një bunker i Luftës së Dytë Botërore - çifti ndan historinë

Interesante
Kalo në kategori