LAJMI I FUNDIT:

Pse në Britani i kanë nga dy çezme në lavaman? Ekzistojnë tri arsye prapa këtij fenomeni

Pse në Britani i kanë nga dy çezme në lavaman? Ekzistojnë tri arsye prapa këtij fenomeni

Bota është e mbushur me tradita të cilat shpeshherë dinë të jenë të çuditshme dhe ndonjëherë edhe të ‘egra’ në krahasim me kulturat tjera.

Por, kësaj radhe do të mësojmë për traditën e lavamanëve në Mbretërinë e Bashkuar, për t’i zbuluar arsyet se përse në këtë shtet vendasit i mbajnë dy çezme, transmeton Telegrafi.


1. Për arsye historike
Shumica e shtëpive britanike datojnë në shekullin e 19-të dhe në vitet e para të shekullit 20-të, para se të shfaqeshin përzierësit e ujit dhe rubinetat modernë. Disa nga banesat janë shumë më të vjetra, dhe kjo është një nga pasojat e të jetuarit në një pjesë të botës ku ka shumë pak tërmete.

Kur kishte filluar të aplikohet sistemi i brendshëm hidraulik, ai kishte filluar me një sistem të thjeshtë që dërgonte ujë të ftohët direkt nga rrjeti në kuzhinë. Uji i nxehtë ishte shtuar më vonë, ndaras nga ai dhe kësisoj ishte krijuar sistemi me dy çezme.

2. Për ta respektuar ligjin
Në Britani të Madhe, ekziston një ligj i cili e ndalon përzierjen e ujit të nxehtë dhe të ftohët nga bojleri. Fakti është se nuk ka ndonjë ngrohje qendrore në shtet, dhe ekziston një tub i gazit në çdo shtëpi (të cilën britanikët e quajnë ngrohje qendrore).

Më herët se kjo kishte qenë e obligueshme një cilindër i veçantë si pjesë e bojlerit. Por për shkak të ndryshkut dhe arsyeve tjera, uji bëhej i dëmshëm për konsumim. Siç duket, kjo nuk i ndalonte njerëzit ta përzienin ujin dhe ishte e domosdoshme të prezantohej një ligj i cili e ndalonte përzierjen e ujit të ftohët – i përshtatshëm për konsumim – me ujë të nxehtë nga cilindri.

3. Për arsye ekonomike
Kur i përdorni dy çezme të ndara, i gjithë uji përzihet në lavaman në sasi të duhur dhe aty mund t’i pastroni duart. Kësisoj, ju e shpenzoni vetëm ujin të cilin e përdorni. Por, kur keni vetëm një çezme, ju e lëshoni atë, e caktoni temperaturën e duhur, e tek pastaj filloni t’i pastroni duart, gjë që konsumon më shumë ujë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje

Ja tipat më të papëlqyeshëm të meshkujve në një lidhje

Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Kalo në kategori