Kosovari që kishte thënë “Unë jam vrasësi, më arrestoni!”, ka rrëfyer se si ka ardhur deri te vrasja e boshnjakut
Lajmi për kosovarin i cili të dielën ka vrarë një boshnjak në Vjenë dhe është dorëzuar vetë në polici, ka vazhduar të jetë aktual edhe gjatë ditës së sotme.
Siç shkruajnë mediat austriake, personi 26 vjeçar me rastin e marrjes në pyetje ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vriste viktimën.
“Unë kam dashur vetëm ta godisja me revole në kokë por papritmas revolja ka shkrepur”, shkruan orf.at.
Sipas një dëshmitari, dorasi dhe viktima kishin qenë së bashku në kafenenë “Blanco” ku kishin biseduar miqësisht dhe pa probleme. Por vetëm pasi kanë dalë nga lokali, ka shpërthyer zënka mes tyre.
Ai beson se shkak për këtë konflikt ka qenë një femër që kanë njohur të dy.
Sipas tij, ka qenë boshnjaku ai që e ka goditur me shuplakë kosovarin, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu ai ia ka drejtuar atij dozën e sprejit por nuk ja ka qëlluar.
Si reaksion, kosovari i cili ka punuar si truproje në një diskotekë e ka goditur me revole por revolja është shkrepur dhe ka ndodhur vrasja.
Sipas avokatit të kosovarit, vetë sjellja e tij pas krimit flet vet në të mirë të klientit të tij.
Pra ai është paraqitur në polici dhe ka pranuar aktin e kryer.
Veç kësaj shenjat e lëndimeve të pësuara në fytyrë tregojnë se ai ka qenë i sulmuar.
Për më tepër, policia ka alarmuar autoambulancën pasi që kosovari ankohej nga dhembjet në kokë, si pasojë e goditjeve me grushte që kishte pësuar.
Sidoqoftë, prokuroria po i zhvillon hetimet për vrasje të rëndë. Lidhur me caktimin e paraburgimit do të vendosë Gjykata e Landit të Vjenës, të mërkurën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze