LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në Francë, dyshohen për përgatitje të sulmeve terroriste

Dy të arrestuar në Francë, dyshohen për përgatitje të sulmeve terroriste

Dy persona janë arrestuar sot në Francë për shkak të dyshimit për planifikimin e sulmeve gjatë zgjedhjeve për president të shtetit, njoftuan mediat franceze.

Policia i ka arrestuar personat në qytetin Marsej, në jug të Francës.

Sipas burimeve policore, dy personat kanë pasur për qëllim të kryejnë sulme terroriste gjatë zgjedhjeve.


Rrethi i parë i zgjedhjeve do të jetë më 23 prill, ndërsa i dyti më 7 maj, njoftojnë mediat.