LAJMI I FUNDIT:

Familjet e prekura nga vërshimet nesër rrezikojnë të mbeten në rrugë?

Familjet e prekura nga vërshimet nesër rrezikojnë të mbeten në rrugë?

Familjet që përjetuan vërshimet vitin e kaluar, nesër duhet t’i lëshojnë Shtëpitë pranuese, pasi shtëpitë e tyre u rënuan dhe u prishën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shtëpinë studentore ‘Tome Stefanovski Seniq’ përmbytjet në Hasan Beg, Singeliq, Stajkovc dhe Inxhikovë, ata sot e kanë ditën e fundit për qëndrim.

Qeveria i ka mbuluar shpenzimet për ata deri më 31 mars, por vazhdoi edhe dy javë sepse nuk kanë ku të shkojnë. Shtëpitë e tyre tërësisht janë rënuar vitin e kaluar.


Këto njerëz ankohen se me ndihmën shtetërore kanë arritur të bëjnë riparime të vogla, por jo edhe të t’i bëjnë kushtet për jetesë.

Nëse nesër dalin nga Shtëpitë pranuese, kjo kategori e qytetarëve do të mbesin në rrugë përderisa MPPS nuk u ka dalë në ndihmë. /Telegrafi/