Java e re do të jetë një nga më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombëtar, një javë që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
Sot Tiranën do ta vizitojnë dy aktorë të rëndësishëm europianë, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i Jashtëm holandez Bert Koender.
Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europiane, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane.
Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.
Zëvendës-presidenti i partive popullore europiane është pranuar nga forcat politike kryesore, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.
Deri tani nuk ka një datë të caktuar për mbërritjen e gjermanit McAllister, por burime të Top Channel thonë se ai preferon që vizita në Tiranë, të ishte me një agjendë të dakordësuar më herët nga palët, për atë se çfarë do të negociohet.
Për këtë qëllim, janë takuar të shtunën dy negociatorët politikë, Taulant Balla për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët.
Ata pritet të takohen sërish me nisjen e javës së re politike, në një përpjekje për të dakordësuar çështjet e tryezës së dialogut.
Paralelisht me këto përpjekje, parlamenti do të zhvillojë dy seanca plenare, të martën për vettingun dhe të mërkurën për presidentin.
Të dyja këto seanca, ka mundësi të jenë pa produkt. Parlamenti nuk zgjedh dot një komision funksional vettingu pa opozitën, por edhe presidenti, si fillim po trajtohet si një çështje e dialogut ende të munguar me opozitën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje